Talenti shqiptar Rey Manaj tërheq vëmendjen e Juves

redaktor

Rey Manaj është padyshim talenti shqiptar që po zgjon vëmendjen e klubeve më të mëdha italiane. Pas Interit për të marrë shërbimet e 17-vjeçarit të lindur në Lushnje është futur në garë edhe Juventusi.

Futbollisti i kombëtares kuqezi të 19-vjeçarëve po spikat jo pak me fanellën e skuadrës së Cremoneses në Lega Pro dhe sipas asaj që zbulon portali i famshëm italian “Tuttomercatoweb”, Manaj ka përfunduar në radarët e zonjës së vjetër.

Djaloshi i datëlindjes 1997, javë më parë u vëzhgua nga drejtuesit e Palermos ndërsa në sfidën e fundjavës së kaluar mes Pavias dhe Cremoneses ai u ndoq me vëmendje nga një drejtues i lartë i klubit bardhezi.

Ideja e Juventusit është të marrë përfundimisht pronësinë e Manaj për ta testuar më pas në atë në fazën parapërgatitore për sezonin 2015-2016.

Gjithsesi edhe nëse 17-vjeçari shqiptar shkëlqen në turin parasezonal, drejtuesit e Juventusit do të huazojnë atë në një klub të Serisë B është ose në një kampionat disi më inferior jashtë Italisë në mënyrë që Rey Manaj të vijojë rritjen e tij të plotë.

Sulmuesi i përfaqësueses së 19-vjeçarëve që drejtohen nga Altin Lala në këtë sezon ka zhvilluar 10 ndeshje me fanellën e Cremoneses në Lega Pro duke shënuar edhe 1 gol. Vitin e kaluar Manaj luajti në huazim te të rinjtë Sampdorias skuadër me të cilën spikati jo pak, por pavarësisht kësaj drejtuesit e klubit dorian refuzuan ta blinin përfundimisht kartonin e tij nga Cremonese, dhe me atë çfarë po tregon Rey në këtë sezon duke se kanë ndërmarrë zgjedhjen e gabuar.

Share This Article
2 Comments
  • Po e perseris edhe njehere thelbin e komentit tim, i cili eshte fshire (!) nga stafi i moderatoreve nje dite me pare. Mos valle kjo reklame per futbollistin e ri shqiptar eshte ndonje perpjekje e menaxhereve, apo pseudomenaxhereve, per te shitur “mallin” e tyre, sic kane bere edhe here te tjera? Kane qene te shumte emrat e ketyre “talenteve”, te cilet jane reklamuar me buje ne faqet e gazetave, por, qe, me pas, u eshte humbur “vula”….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *