Fatos Hoxha: Të gjithë ju që garuat, humbët dhe u zhgënjyet, nuk ju mirëkuptoj

redaktor

Ish-deputeti i PD-së reagon një ditë pasi Këshilli Kombëtar i PD-së zgjodhi kryesinë e re të PD-së

Nga Fatos Hoxha

Aktiviteti i fundit i PD-së, zgjedhja e sekretariatit dhe titullarëve të departamenteve është përcjellë me reagime të forta ndër demokratë. Thuajse të gjitha kontaktet e mia më shprehin zhgënjim, trishtim dhe zemëratë. Sot unë gjej me vend tu drejtohem humbësve të kësaj gare:

Të gjithë ju që garuat, humbët dhe u zhgënjyet, nuk ju mirëkuptoj!

Dje Partia Demokratike përmbylli procesin e zgjedhjes së forumeve drejtuese, proces, i cili u shoqërua nga një jehonë shastisje dhe zhgënjimi ndër demokratë, por edhe ndër mbështetësit mediatikë të “PD së Re”. Eshtë e vetkuptueshme se shastisja dhe zhgënjimi ka nisur pikësëpari nga ajo pjesë e kandidatëve që e kishin pritur me shpresa dhe emocion garën dhe që nuk e imagjinonin dot “humbjen”. Të gjithë këtyre, edhe pse pjesërisht i çmoj për vlerat dhe kontributet, dua t’u them publikisht: nuk ju mirëkuptoj!
Sali Berisha është mbajtur për 23 vjet në politikë si njeri që pushtetin e ka konsoliduar nëpërmjet skemave, kombinacioneve dhe prapaskenave. Shumëkush këtë cilësi ia ka quajtur vlerë, sidomos kur prej saj kishte të mira edhe Partia, qoftë sepse forcohej linja e saj politike, apo sepse rritej kohezioni i brendshëm, sepse frenohej degradimi apo shpërbërja, apo rigjallërohej shpresa dhe rilindnin energji të reja. Shumëkush skemat, kombinacionet dhe prapaskenat i falte dhe legjitimonte, pikërisht sepse nëpërmjet tyre “Partia ripërtërihej dhe fitonte pikë”.

Këtë radhë procesi u karakterizua nga disa tipare të lexueshme qartë:

  1. Procesi u krye kryekëput nga Sali Berisha dhe jo nga Lulzim Basha. Kryetari i zgjedhur i partisë, me ose pa dashje, ka prurje në këtë proces vetëm legjitimimin e përzgjedhjeve të Berishës dhe përgjumjen e skeptikëve ose përfaqësuesve të mendimit ndryshe.
  2. Qëllimi i Berishës në këtë proces ishte kryekëput qëllim Anti-PD. Berisha kërkonte kontrollin absolut të Familjes mbi strukturat dhe forumet, kërkonte të kalonte trashëgiminë politike tek pasardhësit familjarë dhe të përjashtonte nga kontrolli dishepujt politikë. Ky fakt i jep shpjegim habisë se pavarësisht se kush kandidonte dhe si zhvilloheshin procedurat, rezultati dilte gjithmonë një: ushtarët e familjes “fitonin”. Ky fakt shpjegon se pse, pavarësisht nga kritika për përgjegjësinë dhe përgjegjësit e humbjes, pavarësisht nga thirrjet për rinovim dhe ripërtëritje, forumet mbusheshin me përgjegjësit e humbjes, emblemat e korrupsionit PD-ist, kandidatët “tanë” për burg, ushtarët “tanë” të botës së krimit, të gjithë njerëz që “halli” nuk i lë të ngrenë kokë, “belaja” i detyron të kërcejnë çdo valle. Berisha e kërkonte PD-në të marrë peng. Vetëm ky kontigjent ia garantonte këtë kusht.
  3. Procesi u realizua në çdo hap me shkelje flagrante statutore, që nga zgjedhja e Kryetarit të ri, tek organizimi i Kuvendit Kombëtar e deri tek zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë. Shkeljet statutore duheshin për të mbytur rezistencën e për të mbajtur nën kontroll bazën e partisë. Siç bëhej një herë, nuk bëhej herën tjetër, sepse demokratët nuk duhet të përgatiteshin, nuk duhet të organizoheshin, nuk duhet të reagonin, nuk duhet të qartësoheshin, nuk duhet të vepronin.
    Këtë radhë çdo vëzhgues i vëmendshëm e kishte të lehtë të kuptonte ku flinte lepuri. Nëse ata që garuan, humbën dhe u zhgënjyen nuk e kuptuan, ky fakt i penalizon rëndë ata dhe unë nuk mund t’i mirëkuptoj. Nëse ka prej tyre që sot, një ditë pas përfundimit të të gjithë procesit, thonë “o Zot bëje ëndërr!”, unë nuk dua t’i mirëkuptoj. Thirrja “o Zot bëje ëndërr!” ka personazh gomarin dhe kjo nuk nderon asnjë nga të dëshpëruarit e PD-së.

Por unë sot kam një arsye më shumë për të qenë kundër e për të mos mirëkuptuar të gjithë njerëzit që shpresuan/kandiduan, humbën dhe u zhgënjyen: duke u vënë në rresht dhe duke i shërbyer skemës së Berishës, ata u bënë ushtarë të pengmarrjes dhe tjetërsimit të forcës së tyre politike. Me shpresën e “fitores personale” i shërbyen verbërisht një akti kriminal: asgjësimit të Partisë Demokratike dhe vlerave të saj. Kryetari Basha në aktin që përmbylli pengmarrjen deklaroi se gjatë këtij procesi “Partia Demokratike ka bërë analiza, jo harakiri, por ripërtëritje”. Kryetari Basha konfirmoi se mosbërja e analizës nuk është përtëritje, por është harakiri. Kryetari Basha e di këtë. Unë gjatë gjithë këtij viti kam kërkuar analizën e humbjes dhe kam kritikuar mosbërjen e saj. Kolegët e mij kanë kërkuar “kockën”, kanë kërkuar kandidimin. Sot që, pasi kanë bërë harakirin personal dhe kanë hapur siparin e harakirit të Partisë, “kocka” që shpresonin t’u hidhej nuk e justifikon dot koston që morën mbi shpinë. Prandaj unë sot nuk duhet t’i mirëkuptoj!

Share This Article
6 Comments
  • Kryengritja e Spiunëve… (arkiva*)
    29. 05. 2010 nga Vëzhguesi
    Version i përshtatshëm për printim
    Spiunet

    Me ç’duket ajo që ka ndodhur në Shqipëri më 1991 ka qenë thjesht një kryengritje (apo grusht shteti) i spiunëve të ish-sigurimit të shtetit shqiptar. Nëse lista e mëposhtme e pseudonimeve (e postuar nga një komentues në Blogun-Kritikët) është e vërtetë, atëherë gjërat janë evidente dhe nuk kanë nevojë për koment. Por gjithsesi, thjesht për gallat tashmë, sepse asgjë s’ka për të ndodhur në Shqipëri edhe sikur ajo listë të jetë absolutisht e vërtetë (shqiptarët përsëri në pushtet do i lenë ata), ndoshta duhet bërë pak analizë, thjesht për të ngritur ndonjë version të mundshëm të asaj që mund të ketë ndodhur në atë prag rrëzim diktature në Tiranë.

    Mbase në atë periudhë të vështirë të regjimit komunist, e vetmja shpresë e tij për të amortizuar pakënaqësinë popullore në ritje, si dhe lëvizjet studentore të dhjetorit, ishte futja në lojë masivisht e spiunëve të sigurimit (situata ishte e rëndë dhe shpresat u varën me ç’duket kryekëput tek ta). Ndoshta këta të fundit u dërguan mes turmave të studentëve (e në podiume) per të zbuluar autorët e rrëmujës, e pastaj si zakonisht, ti raportonin ata në zyrat e errëta operative, ashtu siç kishin bërë për vite e vite me radhë me kundërshtarët e regjimit.

    Por gjithsesi, në atë dhjetor 1990 gjërat nuk ishin njëlloj si më parë. Situata ekonomiko-politike në vend ishte e vështirë, ndërsa komunizmi ishte rrëzuar tashmë në të gjithë Europën Lindore. Padyshim këto probleme i dinin spiunët, por jo vetëm kaq. Duke qenë shumë të afërt me regjimin, me siguri dinin shumë më tepër për mbarëvajtjen e gjërave dhe dobësinë e shtetit. Ndoshta spiunët e dinin saktësisht se ku i pikonte catia regjimit, dhe sa i pa-mundshëm ishte riparimi i saj. Spiunët janë si minjtë, që kur s’kanë c’të hanë nëper kanale, dalin në rrugë… Dhe mbase në atë kohë të vështirë, kriza ekonomike kishte cënuar edhe fitimet e tyre. Paratë e marra nën dorë nga regjimi, ndoshta u ishin shkurtuar seriozisht. Dhe kështu ata (mbase) nuk kishin më interes t’i përkushtoheshin diktaturës.- Spiunët nuk kanë parime e moral. Busulla e tyre e vetme jane paratë e marra nën dorë. Dhe mbase kjo është arësyeja përse përfitimi nga paratë nën dorë (korrupsioni) u shndërua në fenomen në këto 20 vite post-diktaturë (e instaluan edhe këtë praktikë).

    Në këto rrethana, duke patur informacion të mjaftueshëm për dobësinë e shtetit (padyshim ata dinin shumë për të, sepse regjimi mbahej nga informimet e tyre) dhe pamundësinë e rikuperimit (shërimit – doktori i bllokut e dinte tashmë) të diktaturës, spiunët vendosën të kalonin në krahun tjetër të barrikadës. Dhe ata dinin ç’bënin në këtë aspekt (ishin “ustallarë”), sepse i njihnin mirë pikat e dobta te regjimit dhe plagët e tij të pashërueshme. Dhe pikërisht në ato plagë të pashërueshme ata e sulmuan diktaturën, duke e goditur fort e pamëshirshëm (ndërsa kishin shërbyer si sorumi i tyre ndër vite).
    Pra, veç halleve të tjera të mëdha, regjimi mbeti edhe pa spiunë, pa yzmeqarët e tij të fshehtë të erresirës, pa drogën e përhershme të marrëzisë (simptomës) së tij ç’njerëzore. U braktis pikërisht nga spiunët (minjte), nga shpresa e fundit e tij. Sepse spiunët dolën “partizan në mal”, u bënë kryengritës, dhe kërkuan pushtetin. Minjtë e fshehtë të regjimit donin pushtet… dhe e fituan.
    (vijimi i origjinalitetit alla-shqiptarë dihet tashmë…)

    Blendi Fevziu (KORANI)
    Jemin Gjana (I VOGLI)
    Halit Shamata (ÇANTA)
    Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
    Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
    Shaban Memia (QUKAPIKU)
    Vili Minarolli (PROFESORI)
    Ridvan Bode (KORÇARI)
    Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
    Sali Berisha (PENICILINA)
    Fahri Balliu (RRJEPSI)
    Leonard Demi (MURRIZI)
    Uran Butka (DOKU)
    Remzi Lani (HOLTA)
    Mero Baze (ÇORAPJA)
    Spartak Poçi (INXHINIERI)
    Armando Shkullaku (BOZHURI)
    Servet Pëllumbi (YLLI)
    Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
    Genc Ruli (STILOLAPSI)
    Sokol Olldashi (TRENDAFILI)

    (* Shkrim i arkivës. Publikuar fillimisht më 09/07/2008)

  • i nderuar Fatos. ti me sjell nder mend shprehjen popullore: Me mire vone se kurre.

    Por kam bindjen se ti dhe sera jote nese do ju zgjatej perseri dora e menderosur e oborrit do te ktheheshit me siguri ne origjine.

  • ajo parti ka qene parit plehrash ,ku diku mund e te kishte rene dhe dick e mire,por qe humbi midis mbeturinav.Krye felliqesira eshte udheheqesi salienveri.Dhe sot f.hoxha na del i lare.Aishte Fatosi ne ato komisjonet famkeqe post 21 jenar.Ti fatos je nje k..e gomari per vete edhe ti ne ate ojese te mbeturinave te riciklushme je.

  • Mjer ky popull me kete parti antikapakesh qe ka Nga ta fillosh nga Z.Basha si i derdhur ne allci apo nga Palioka sikur i ka ngrene gomarri abetaren te flasesh per Z.Bode burr i shkoqur ne qindarka Me duket se do mari shum koh kjo parti qesharake per tu shplar qe jane bere gazi i botes

  • pse mo tani e kuptoi ki zotria se cfar eshter PD kjo kaqen qe nefillimet e saje po ateher ketia zotris i pelqente pse ateher nuke fliste po tani cfar ndryshoje dhe gjoja hapi gojen dhe flet se tani zirtia e kuptoje qe sia fare me njeri ne ate parti megjithate eshte kurioze se deri ku do ta shjer kete kundershtine e tija sa do jete i vendosure qe ti demoskoje dhe cfare di tjeter nga vitet qe kaloi ne gjirine e PD pa per ne nuk na i mbushe mendjen kodhaje ky zurate

  • E gjthe PD-ja qe ne themelim ka qene nji grumbull komunistash ekstremiste,spiunesh dhe hajdute e kriminela.Te gjithe keta te drejtuar nga Sali Berisha me kriminela shoke te TIJ e kthyen PD-ne ne nji bande. Keta nuk menduan per SHTET vetem per PUSHTET me cdo kusht. Ata lejuan kundrabanden, korrupsionin, drogen, shkeljen e ligjeve vetem populli ti votonte..
    SHIKOJENI SOT KU ESHTE KATANDISUR PD-ja .KRYETAR NJI HAJDUT, TREGTAR I DETIT DHE VRASES I 4 PERSONAVE, DHE SEKRETAR ARBEN RISTANI I DENUAR PER RYSHFET DHE HAJDUT I ZGJEDHJEVE, KU E PA E GJITHE BOTA NE TELEVIZOR KETE VJEDHJE.
    EDHE KANE “MORALIN” TE FLASIN SOT. BESOJUNI O POPULL NE QOFTE SE JENI TE DEHUR OSE TE DROGUAR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *