21 kallëpe tritoli të llojit C4 janë sekuestruar gjatë një operacioni të policisë së Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person, teksa është kapur me një sasi të konsiderueshme tritoli C4.
Kastriot Prenga nga Mirdita u arrestua gjatë një operacioni policor të zhvilluar paraditen e sotme, sapo zbriti nga autobusi i linjës Durrës-Vlorë.
Të riut iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 kallëpe tritol të fshehur brenda një valixheje.
Arrestimi i 37-vjeçarit erdhi pas 2 muaj hetime të përbashkëta me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Mësohet se Prenga eksplozivin e kishte siguruar nga vendi fqinj, Mali i Zi. Sipas bluve, gjysma e C4 ishte destinuar për grupet kriminale në Shqipëri dhe pjesa tjeter për në Itali.
Po sipas bluve, Kastriot Prenga figuron në listën e zezë të policisë me preçedent penalë për vrasje, për të cilën ishte dënuar me 12 burg, ndërsa prej kohësh ai jetonte në Durrës.
37-vjeçari po merret në pyetje nga policia për të mësuar më shumë rreth grupit që siguronte eksplozivin, i cili dyshohet të jetë përdorur edhe për vepra kriminale në vend./ora


Ti q… Nenen ti presesh 2 krahet cubit te Ed Paloqes dhe Berishes se vetem keta dy e kane paguar.