Denoncimi për ndërrimin e foshnjës, ADN-ja konfirmon, është i çiftit

Dita

Mjekësia ligjore ka publikuar sot rezultatet e analizës së ADN-së për foshnjën e lindur disa ditë më parë në një nga maternitetet e Tiranës, për të cilën prindërit denoncuan se ishte ndërruar. Sipas rezultateve, foshnja është e dy prindërve, me iniciale M.Ç. dhe Sh.Ç.  Instituti i Mjekësisë Ligjore ka deklaruar sot se foshnja e çiftit në fjalë ka lindur i pajetë dhe i ka quajtur të pabaza pretendimet e gruas dhe burrit të saj.

Rreth dy javë më parë, 20-vjeçarja M.Ç. denoncoi ndërrimin e foshnjës në maternitet. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në datën 16 nëntor, pasi 20- vjeçarja M.Ç. ka lindur foshnjën e saj, mjekët i kanë thënë se fëmija kishte lindur i vdekur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *