Peshkopi maqedonas Timotej kundër krijimit të Kishës Ortodokse  Shqiptare në Maqedoni

Dita

Kisha Ortodokse Maqedonase shprehet kundër krijimit edhe të një kishe shqiptare në këtë vend.

Në një deklaratë për “Dnevnik”, peshkopi Timotej, nga Kisha Ortodokse Maqedonase  thotë se ideja është një projekt politik, nacionalist dhe shovinist, por edhe një aventurë joserioze.

Zhurnal.mk shprehet se vlerësimet e ashpra ndaj kësaj ideje janë bërë pasi ajo u njoftua të premten nga profesori universitar Branislav Sinadinovski, ditën kur shënohej 28 Nëntori.

Kisha Ortodokse Maqedonase thotë se nuk e kupton nevojën e formimit të Kishës Shqiptare, duke pasur

parasysh, siç thotë, “numrin e papërfillshëm të shqiptarëve ortodoksë, sipas regjistrimit të fundit të

popullsisë”. Madje, Kisha Maqedonase akuzon profesorin Sinadinovski për “rolin e tij asimilues në paraqitjen e maqedonasve ortodoksë të Rekës”, ndërsa shton se nuk e ka të qartë as rolin e krerëve të BDI-së në gjithë këtë projekt. Profesori Sinadinovski gjatë promovimit të librit të tij kushtuar shqiptarëve ortodoksë, lançoi idenë e themelimit të Kishës Ortodokse Shqiptare.

Ai tha se në Maqedoni jetojnë rreth 70 mijë shqiptarë të besimit ortodoks dhe se Kisha Shqiptare është kërkesë e tyre.

Share This Article
4 Comments
  • Kur flet nje prift jasht Bibles e bon mut e shurr muhabetinBo me u zgju te gjith ortodokset
    shqiptare ne Maqedoni,maqedonishtja behet gjuh e dyte.
    Shovinizem eshte ta ndalosh dhe jo ta lejosh faljen ne shqip.
    Kesaj i thone me ja fut vetes.Bo me u zgju te gjith ortodokset
    shqiptare ne Maqedoni,maqedonishtja behet gjuh e dyte.

  • I’LUMT SEADINOVSKIT_SEADINIT,i lumt,dhe duhet te behet ja ku erdhi radha shiptarellave ta tregoin veten,bdi,pra le ti thote troc kti far sllavi,po juve nuk ju njef kisha serbe,kisha greke,kisha bullgare,pra ju si mundni te keni kish,e ne shqiptaret ortogogs jo cfar mamunesh jani more moracak sllav?Po,duhet bere sa ma shpejt dhe pse une ja, islam por ne spari jemi shqiptar,dhe kete jua them hapurSEADINOVSKI,te shkoi ne shqipri dhe te kerkoi nga qeveria rama dhe nga Peshkopi i kishes autoqefale e shqipris perkrahje dhe ndihm dhe jam i besimit qe poshkopi dota parkrahe dhe ndihmoje.HAJ per hajr qoft dhe me rug te mbar i nderuar.SEADINIVSKI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *