Ndryshimi i orareve mes vendit të nisjes dhe destinacionit nuk është gjëja e vetme që ndikon në shëndetin tonë gjatë një fluturimi me avion. Disa faktorë të tjerë që dëmtojnë organizmin janë presioni i kabinës së pasagjerëve, ajri i thatë, apo qëndrimi në të njëjtin pozicion për disa orë.
Nëse fluturimi zgjat shumë, ne rrezikojmë të marrim doza të larta radiacioni që vijnë nga rrezet kozmike. Për shembull në një udhëtim ajror nga Uashingtoni në Pekin dozat e radiacionit janë shumë më të larta se zakonisht, gjë që tregohet shumë lehtë me një fotoradiografi.
Qëndrimi për një kohë të gjatë në të njëjtin pozicion shkakton një dobësim të metabolizmin dhe tretjes, gjë që mund të provokojë akumulimin e gazeve dhe kapsllëkun.
Presioni dhe fluturimi mund të provokojnë mungesë të ajrit, njësoj sikur të ishim në një mal të lartë. Kjo është një ngarkesë shtesë për sistemin e frymëmarrjes. Në të njëjtën mënyrë mund të përjetojmë thatësinë duke qenë se niveli i lagështisë në një avion mezi arrin 25 % ndërkohë që norma për një njeri në ambientin përreth është 35 %.
Pasagjerët e avionëve rrezikojnë të sëmuren më shumë se me çdo mjet tjetër transporti. Nëse teshtijmë gjatë një fluturimi, spërklat e pështymës mund të përhapen në çdo drejtim në një distancë deri në 45 metra.
Fluturimet e shpeshta gjithashtu mund të shkaktojnë trombozë, sëmundje që shkakton vdekjen e mijëra personave çdo vit. Shkaku kryesor i trombozës është se në avion ka shumë pak hapësirë për këmbët. Për më tepër presioni i ulët i kabinës së pasagjerëve dhe dehidtratimi mund të kontribuojnë në formimin e trombozës.
Ushqimet aspak të shëndetshme dhe ngadalësimi i shumë prej sistemeve të organizmit tonë mund të shkaktojnë shfaqjen e halitosis, pra erën e pakëndshme të gojës. Gjithashtu ekziston rreziku i madh i infektimit me salmonela përmes ushqimit që shërbehet në avionë.
Pasagjerët që fluturojnë shpesh kanë një rrezik më të madh për të vuajtur nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri, të kenë probleme me shikimin dhe dëgjimin dhe madje mund të zhvillojnë probleme mendore dhe pakësimin e aftësive njohëse.

Shume e vertet.