Federica Mogherini: BE e përkushtuar për zgjerimin

Dita

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini shprehet se BE është e përkushtuar në procesin e zgjerimit.

Gjatë mbledhjes së Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Mogherini tha se edhe vizita e përbashkët me komisionerin për zgjerim Johannes Hahn në Sarajevë,  është tregues për përkushtimin serioz ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. “BE-ja po punon dhe do të punojë seriozisht në mënyrë koherente e konsistente në procesin e zgjerimit”, shprehet shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

Sipas Mogherinit, BE-ja është e interesuar të bashkëpunojë para së gjithash me vendet e Ballkanit Perëndimor. “Ballkani mund të ketë ndryshime dhe këto ndryshime, mund t’i bëjë vetëm BE-ja”, thotë ajo.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *