S’kanë rëndësi vitet e tua,
por moshë e zemrës-more mik,
ti je njeriu që unë dua,
burrë i vërtetë edhe fisnik!.
Sot me një mal të lartë më ngjan,
se malet ti i ke në sua,
se ti ke qënë një partizan,
dhe partizanët unë i dua!.
Ti ende je njeri me vlagë,
kohën vërtetë e ke sfiduar,
se ke duruar atë plagë,
që rrallë burrë e ka duruar!
Koha s’ka vlerë aspak tek ty,
as rrugëtimi i pasosur,
se daltë e kohës -o Moisi,
si monument të ka përsosur!
Nesër për ty do ngrejë Atdheu,
dhe monumentin e mermerit,
se në çdo hap të rrugëtimit,
gjithmonë ke qënë një rob i nderit!.
Kaluam kohë të vështirë,
ecëm në tym gjithë këto vjet,
por shkrove ti Njeri i Mirë,
një histori plot dinjitet!
Ç’ke bërë ti për Shqipërinë,
të gjitha dot nuk i përmënd,
dua të jem-lus Perëndinë,
dhe në njëqind vjetorin tënd!
Të uroj paqe dhe shëndet,
në shpirt rininë ta mbash të gjallë,
i lumtur jam që ty në jetë,
unë të kam pasur mik të rrallë.

Po ti o poet s’ka gale mos i permend te gjitha cfare ka bere qy zoteriu per Shqiperine, po nja dy gjera te vogla edhe mund t’i kishe zene me goje e shkruar me vargje. Une u mundova shume po s’me doli ndonje gje e ndritur qe kish bere qy Alfredoja, pervec qe gjithmone ka marre rroga te majme….
Frymezimi me ndjesnje i poetit A. Duka per nje burre te nderuar,per te gjith shqiptaret.Kocke e forte ish. presidenti Mojsiu, i dha nje dimension te vecante presidences, nuk u be vegel e askujt duke qendruar me dinjitet mbi palet, si burre i rralle ne krye te shtetit.Edhe une si lexues i uroj z.Mojsiu i uroj jete te gjate.
Bukur për virtytet e vërteta të Moisiut e kini shkruar!? Ne ushtarakëve na kini nderuar? Nderime!
Shume e bukur. E meriton e jete te gjate. Respekte Zotit Duka
Po dy fjale per dominone more poet Arben si nuk te shkroi dora, kur te gjithe e dine se Moisiut aty i rri ora…Per domino e per rrjeshtore, Moisiu ishte si blete punetore.
Duka. edhe une dua te jem ne 100 vjetorin tend
Ti gjysem koqe ke qene por sot qenke pjerdhur fare nga trute o Arben Duka.
Si mund ta quash fisnik nje njeri qe mohoi babane e tij(kur i zhvarrosi eshtrat Berisha nga varrezat e deshmoreve) nga frika se mos humbiste kockat e pushtetit qe sapo ju kishte dhene Saliu si gjoja te persekutuar.
Po per meritat si President mos e ke fjalen per pazaret qe benin familjaret e tij per emerime gjyqtaresh dhe ambasadoresh se Moisiu qe i pari president qe e filloi kete pune.
Te lumte Arben Duka! Alred Moisiu meriton edhe me shume. Ka bere shume per Shqiperine tone etnike, per etnine tone shqiptare. Urime, ke skalitur ne vargje nje burre te vertete shqiptar dhe nje partizan te madh te çeshtjes shqiptare!…
DRENICA E KUQE