I dashur lexues! Marash Delia ka qenë udhëheqës për çlirimin kombëtar nga osmanët në krahinën e Shalës. Në kryengritjen e vitit 1910, ai së bashku me Mehmet Shpendin drejtoi grupin e kryengritësve të Shalës dhe Shoshit që u shkuan në ndihmë luftëtarëve të Nikaj-Mërturit të udhëhequr nga Prel Tuli. U shqua si prijës ushtarak në betejat që u zhvilluan në vitin 1910 në Qafë të Agrit kundër ushtrive të shumta turke të komanduara nga Shefqet Turgut Pasha, të cilët pas 20 ditë luftimesh u thyen nga kryengritësit.
