Njeriu që ka punuar në Sigurimin e Shtetit flet për hapjen e dosjeve të Sigurimit. Ku duhet bërë kujdes, çfarë ndjeshmërish mund të preken, si i ka mbrojtur shumë prej politikanëve të sotëm. Dhe pse ata që janë goditur më shumë dhe padrejtësish, janë punonjësit e ndershëm të shërbimit sekret
Është folur shumë për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, madje për këtë janë prononcuar edhe krerët më të lartë të politikës. Mendimi juaj?
Problemi që shtohet vite radhazi ka qenë pjesë e diskutimit dhe debateve në mes politikës dhe shoqërisë në tërësi, ndërsa dosjet për të cilat flitet, ende nuk janë hapur. Më saktë kryeministri deklaroi se ato do të hapen, ndërsa ish-kryeministri i vendit pohoi me pompozitet se duhet të fillohet nga dosjet e korrupsionit. Çfarë mund të thuhet pas tyre, është se problemi i hapjes së dosjeve për vetë mënyrën si diskutohet, po banalizohet, madje çështja është kompromentuar që në fillimet e saj; atëhere kur ish presidenti Sali Berisha sapo kishte nisur të drejtonte vendin pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992 dhe në shtypin e partisë së tij të ardhur në pushtet, filluan të shfaqeshin herë pas here pseudonime bashkëpunëtorësh me ‘emrat përkatës’ nga radhët e njerëzve publikë në fusha të ndryshme; politikanë e intelektualë të spikatur, njerëz të njohur të letrave, gazetarë e analistë të shtypit, kundërshtarë të politikës së ditës etj. Shihej e ndihej qartë se të ‘vërtetat’ e hedhura nëpër faqe gazetash i interesonin vetëm pushtetit të kohës por nuk ishin në interes të publikut apo shërimit të së keqes. Në të kundërt, për metodën si përhapej lajmi, kjo aq sa përbënte shfaqjen e radhës, po kaq përngjante në stil me vënien natën të fletë-rrufeve, që për eksperiencën dhe formën e përdorur të kujtonte veç diktaturën dhe kohën e sekretarëve të partisë.
Në vazhdën e kësaj prapësie të politikës, do të përfshihej me egërsi dhe shërbimi sekret i përfaqësuar nga kryetari i tij, myslimani i devotshëm Bashkim Gazidede; viktimë e të cilit do të bëhej ato kohë dhe intervistuesi juaj, duke synuar e tentuar të më bënin pjesë të trillit dhe manipulimit të tyre me dosjet edhe mua, djallëzi që dështoi rrjedhojë e demaskimit në kohë të kësaj ligësie, pavarësisht burgosjeve të herëpashershme nën akuza alibike. Çfarë ndodhte atë mot në Shqipëri, zor se mund të imagjinohej në një vend tjetër demokratik.
Në shpjegim të gjithë çfarë kuptohet nga kjo që thashë, ku përfshihet dhe spikat historia personale që, për metodën e përdorur në arritje të qëllimit për të më gjunjëzuar, përngjan me ato të një filmi horror,individualisht i përkas asaj pjese që gjykon e dëshiron të hapen dosjet; dhe kur them kështu, fjalën nuk e kam për atë kategori bashkëpunëtorësh të Sigurimit, të cilët veçse përfaqësojnë qytetarin e thjeshtë apo fshatarin e varfër,ku raporti i tyre me shërbimin sekret ka qenë ai i një informatori të thjeshtë, që për objekt raportimi ka pasur ruajtjen nga dëmtimi të farërave të bukës apo rendimentin e të mbjellave në kooperativë, ose reagimet e njerëzve në radhët e qumështit dhe në dyqanet e fruta-perimeve, apo të mishit; ruajtjen nga zjarri të objekteve kulturore dhe ekonomike me rëndësi; të ushtarit a oficerit që shërbente në reparte speciale si fjala vjen në lokacion ose në nëndetëse etj.
Domosdo,kur flasim për hapje dosjesh, gjykimi im shkon së pari veçanërisht në atë kategori apo individë që janë ndjekur dhe kontrolluar vite radhazi si agjentë në shërbim të zbulimeve të huaja dhe mendimi im vjen i tillë, pikërisht për problematikën që mbart qenia e tyre në politikë ose pranë saj; ndaj dhe këmbëngul që hapja e dosjeve duhet të nisë pikërisht këtu. Opinioni publik ka të drejtë të mësojë të vërtetën për gjëra që përfliten fort në këto kohë, ndërsa politika do të gjejë aty mundësin të mënjanojë dhe përjashtojë nga vetja të keqen e madhe…
Ju mendoni se politika nuk ka qenë e interesuar përgjatë këtyre viteve që të hapë dosjet e Sigurimit të Shtetit. Një politikan ka deklaruar dikur se janë zhdukur dosjet e Sigurimit, por dhe ato të agjentëve të UDB dhe shërbimeve të tjera të huaja?
Deklarata të tilla kemi dëgjuar reciprokisht,e meqë ju i shmangni emrat kështu do ta bëj edhe unë, por nuk mund të jetë kjo e gjitha; më tepër kur marrim në konsideratë çfarë nënkuptohet pas tyre.
Kam folur dhe herë të tjera, shërbimet sekrete e kanë në praktikën e punës së tyre asgjësimin e dosjeve pa vlerë operative dhe historike, ndaj përmes akteve normative u njihej e drejta e asgjësimit, që në çdo rast realizohej përmes një komisioni, i cili nënshkruante një proces-verbal ku përmbledhurazi jepeshin elementët me dhe pa rëndësi që përmbante dosja, e cila vendosej të asgjësohej. Të flitet apriori se janë asgjësuar dosje pa shpjeguar çfarë cilësova, kjo nuk do të përkonte me të vërtetën, veçse do të krijonte padashur amulli.

Është tjetër gjë e ashtuquajtura histori e ‘djegies së dosjeve të agjentëve të UDB-së’, deklaruar nga një politikan i së djathtës në emisionin ‘Opinion’ në fundvitin e 1997-ës, hedhur në treg si rrjedhojë e luftës politike brenda llojit, për të kërcënuar në kuptim të dyfishtë njerëz me pushtet në partinë e tij. Ashtu sikurse sot, të gjithë e dimë që në segmente të njohura kohore, ndërmjet Azem Hajdarit dhe Sali Berishës ka pasur mosbesim reciprok dhe kontradikta të mëdha, siç ndodhte ngahera midis Hajdarit dhe Bashkim Gazidedes.
Kjo është pra gjithë ajo çfarë mund t’ju them, përsa më pyesni.
Folët në fillim për tentim të manipulimit me dosjet dhe burgosjet tuaja. Për atë opinion të rinjsh që nuk e njeh këtë të vërtetë, bërë prezente nga ju në kohë, lutem risillni në vëmendjen e tyre diçka…
Rasti më flagrant gjatë hetuesisë së zhvilluar nga kryetari shërbimit sekret, Bashkim Gazidede (ndërkohë me ligj atij i ishte ndaluar ta bënte këtë), lidhej me një grup deputetësh të partisë së tij dhe jo vetëm, që pak më vonë disa prej tyre do të përfaqësonin një grupim politik të njohur ndryshe si ’mocionistë’, të cilët hodhën në forumet drejtuese të partisë së sapo ardhur në pushtet, ide dhe propozime që në thelb synonin largimin e Sali Berishës nga drejtimi PD-së dhe demokratizimin e saj.
Të gjendur nën këtë realitet politik, në funksion të qëllimit, nën akuza farsë u realizua së pari arrestimi im, i cili në fakt nuk lidhej me asgjë veç synimit djallëzor të manipulimit me dosjet, për të akuzuar lehtazi pas kësaj ‘mocionistët’ si njerëz të vënë në shërbim të Sigurimit. Në funksion të trillit, u ideova pikërisht unë, pasi për disa vite kisha kryer detyrën e punonjësit të shërbimit sekret brenda radhëve të inteligjencës universitare(ku thuajse shërbenin apo punonin të gjithë ‘mocionistët’), me qëllimin e vetëm se kështu justifikohej e motivohej më mirë goditja e tyre politike, pra përjashtimi sikurse ndodhi në realitet, duke sfumuar ndërkaq edhe qëndrimet kundra apo vetë mocionin, e bërë gjoja nën diktatin dhe presionin e Sigurimit të Shtetit. Në këtë klimë pra, hetohesha unë në birucë, ndërkohë që në shkrimet redaksionale të RD-së,’mocionistët’ dhe të tjerë pranë tyre akuzoheshin si individë të vënë nën diktatin tim apo në shërbim të Sigurimit të Shtetit, kur në të vërtetë, gjithë çfarë ndodhte ishte një trill i paramenduar dhe realizuar nga kryetari shërbimit sekret Bashkim Gazidede, nën dirigjimin e plotë të ish presidentit të vendit dhe ish kryetarit të PD, Sali Berisha. Po të lexoni RD-në e asaj kohe, do të shihni me saktësi se gjithë çfarë përmenda në përgjigje të pyetjes suaj, gjendet si akuzë e botuar aty.
Por problemi nuk mbyllet këtu. Mbas viteve divorc politik midis tyre,kur Sali Berisha do të rikthehej në pushtet dhe do të bëhej kryeministër, harroi ç’kish thënë e bërë ndaj tyre, ndërkohë që vetë këta do të pranoni të shërbenin nën hyqmin e tij. Për të mos u marrë me secilin, do të përmend shefin e kabinetit të Sali Berishës, mjaft të përfolur në shtypin e gazetës së partisë së tij në ato kohë, i cili sikur të mos kishte ndodhur gjë, pak më vonë u do të bëhej deputet dhe ministër i rëndësishëm në qeverinë e Sali Berishës. Por çfarë nuk bëri ish kryeministri, ishte ndjesa publike ndaj akuzave të pamoralshme jo vetëm kundër ministrit të kabinetit të tij, por dhe të tjerëve të akuzuar si ai, sikurse në një tjetër kuptim, duhej të vepronin këta të fundit ndaj meje, të paktën në shenjë kujdesi njerëzor për sëmundjet e fituara nga burgjet e bëra dikur (tre të tillë) në mbrojtje të tyre; kur pavarësisht masave shtrënguese dhe raprezaljes familjare, në asnjë rrethanë nuk pranova të bëhesha pjesë e manipulimeve të ofruara, duke ruajtur dinjitetin tim, por pas kësaj dhe të tyre.
Të njëjtën gjë tentoi të realizojë Gazidede edhe ndaj ish kryetarit të Kuvendit të atëhershëm, i cili pavarësisht krahut politik ku gjendet sot, në ato kohë të burgosjeve të mia dhe djallëzive ndaj tij për ta implikuar si gjoja të lidhur me Sigurimin, përsëri unë nuk pranova të bëhesha pjesë e intrigës.
Në këtë kohë të çuditshme, shpërblehet mirë tradhtia e ligësia dhe kjo nuk justifikohet thjesht me pragmatizmin; vlen të kujtoj si pushtohen e mbushen ekranet e televizioneve për të na prezantuar herë pas here me krenari të ikurit e radhës nga një parti në tjetrën. Kjo është e vërteta e shëmtuar e jetës, pavarësisht pozicionit që shtyhen këta njerëz drejt interesit të pa moral, çka nuk flet pak…
Atëherë, kur duhet të hapen dosjet dhe kur do ta shohë këtë publiku shqiptar?
Çështja e hapjes së dosjeve, në opinionin tim duhet të nisë pikërisht me kategorinë për të cilën fola në fillimet e kësaj interviste, pra të agjentëve në shërbim të zbulimeve të huaja; nga s’do të jetë çudi të mësojmë se brenda tyre do mund të gjejmë edhe ndonjë të mbuluar me pasuri, që për të justifikuar parat e marra në vite në formë shpërblimi nga zbulimi të cilit i ka shërbyer dje, do të na mbushë mendjen se gjoja paratë i ka siguruar përmes djersës së derdhur në punën apo biznesin e tij. Pikërisht dosjet e këtyre njerëzve duhet të hapen së pari.
Së dyti, sekretarët e byrove të PPSH, apo atyre të Rinisë në qendër e rrethe, në institucione me rëndësi të së shkuarës, si vende ku përpunohej qëndrimi dhe grumbullohej informacioni nga organizatat bazë të partisë e rinisë për individë dhe çështje të caktuara objekt i punës së Sigurimit, ose pjesë e politikës së goditjes.
Jo rastësisht tërheq vëmendjen në hapjen e dosjeve të tyre, pasi të gjithëve na ka bërë përshtypje fakti se një pjesë jo e vogël e individëve të kësaj përmbajtjeje, pas rënies së diktaturës u përfshin në politikë e u morën me biznes, duke i bërë ndërkohë të dyja, ndonjëri bile në ujdi e ortakëri të dyshimtë dhe me Hajdin Sejdinë, për të vazhduar sipas radhës me të tjerë, nga lind e drejta të pyes: Si mundet që një pjesë e ish sekretarëve tipikë të organizatave të partisë dhe disa të tillë të rinisë në qendër e në rrethe, janë sot persona me rëndësi të politikës shqiptare ose me ndikim të dukshëm rreth saj, për më tepër kur këta apo familjarë të tyre u bënë dhe biznesmen të suksesshëm?!
Unë nuk ndjek nga pas ‘vaskat e florinjta’ dhe as kam zili ndaj tyre, siç nuk urrej të pasurit apo njerëzit e bizneseve të suksesshme, sikundër nuk i kam ata lakmi. Por tek shoh ish kolegët dhe shokët e mi të moshës dhe punës së përbashkët, që për pak vite shërbyen në shërbimet sekrete të kohës, atëherë kur Sali Berisha sa kishim ne moshën në nëntëdhjetën, ai kishte vjetërsinë në parti; tek konstatoj se shumica e tyre rrojnë në varfëri, njësoj të paragjykuar si dikur ata të shkollës së Fulcit, nuk mund të mos flas e të mos tërheq vëmendjen për çka nuk shkon e fshihet qëllimisht në këtë botën e politikës së Shqipërisë tonë të vogël, kur në fjalë është barazia përballë të drejtave dhe lirive të njeriut e individit…
Mos doni të thoni që kjo kategori ka dominuar jetën ekonomike dhe politike të vendit, dhe nuk janë ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe sigurimsat e thjeshtë ata që e dominojnë sot atë?
Meqë s’më keni kuptuar sa duhet, në plotësim të mendimit për çfarë u shpreha më sipër, do të them pak gjëra që detyrohem t’i ekspozoj e bëj publike sado të mos pëlqehet, në respekt të kolegëve dhe shokëve të mi, me të cilët për disa vite pas ‘97-ës, shërbeva brenda detyrës së kryeinspektorit të shërbimeve inteligjente ku konsiderata nga shërbimet potente partnere ndaj punës dhe profesionalizmit të tyre vinte e tillë që nuk lidhet aspak me qëndrimet që mban politika; ajo e shkuara dhe kjo e tashmja.
Kam thënë ndoshta dhe herë tjetër, që brenda radhëve të punonjësve të shërbimeve sekrete gjenden njerëz të ditur, patriotë e atdhetarë si kudo tjetër dhe nuk kuptoj kush është ajo dorë që kërkon t’i dallojë e veçojë këta për keq, sikur të mos kenë shërbyer në ruajtje të sigurisë e pavarësisë së vendit dikur, qoftë kjo dhe në kohën kur brenda ekzistencës së Luftës së Ftohtë, tentohej të cënohej Shqipëria dhe kufijtë tanë lakmoheshin si të asnjë vendi tjetër.
Por përsëri, problemi nuk mbyllet këtu. Drejtues politikë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sikundër politikanë apo shtetarë të rëndësishëm andej e këtej kufijve të sotëm, njohin dhe kanë në arkivat e tyre veprimtarinë atdhetare dhe të këtyre punonjësve mbi të cilët kanë dijeni dhe informacionin përkatës shërbimet partnere të atyre vendeve, që me kontributin e tyre ndihmuan e ndikuan fuqishëm në fitoren e pavarësisë së Kosovës.
Pyetja ime vjen natyrshëm, përse këta personalitete,në daç të themi politikanë me ndikim andej dhe këtej kufirit, pushtetarë të rëndësishëm, nuk ndërhynë ose të paktën të dëshmojnë të vërtetën, për të mos ndodhur pas kësaj veç njohjes, lënia rrugëve e këtyre njerëzve, përfaqësues të heshtur të të qenurit patriot.
Për ta mbyllur, me një tjetër konstatim dhënë nga shërbimet partnere me rëndësi për Shqipërinë, pas studimit prej tyre të dosjeve në arkivin e Shërbimit,i cili ishte afërsisht i tillë: ”Pavarësisht sistemit dhe presionit politiko-ideologjik në të cilin kanë punuar në të shkuarën, profesionistët e shërbimeve sekrete shqiptare, në raport me kohën dhe ligjet e saj, kanë punuar duke i zbatuar ato me rigorozitet…”.
Çka thashë e fola më sipër lidhet me brezin tim, i cili i bashkohet natyrshëm kërkesës për hapen e dosjeve, që veç të tjerash ndihmon të shihet thellë kush lejon të përjashtohen, se ndryshe nuk zbulohet hipokrizia…
Çfarë mund të ndodhë nëse hapen dosjet e Sigurimit të Shtetit, në rrethana kur ndoshta nuk bëhet seleksionimi i duhur?
Për mua mbetet me mjaft rëndësi realizimi i proçesit përmes seleksionimit, pasi në të kundërt do të vendosnim veten në rrethana të tilla që, jo vetëm do të pengonin qëllimin e vërtetë të hapjes së dosjeve, por do ta kompromentonin çështjen në banalitete që nuk do t’i hynin askujt në punë. Në këtë logjikë, unë jam dakord dhe mbështes plotësisht qëndrimin e ambasadorit gjerman, i cili tërheq vëmendjen për t’u marrë në konsideratë dhe shqetësimet e problemet që mund të lindnin nga ndërmarrja e kësaj iniciative. Të mos harrojmë, ai është përfaqësuesi i një vendi që ka eksperiencën në hapjen e dosjeve, ndaj më ka tërhequr vëmendjen deklarata e tij.
Do të ofroj një shembull: Dikur kam thënë se në hapjen e dosjeve duhet të tregohemi të kujdesshëm që plagëve të vjetra të mos u shtojmë të reja që të na kthehen në bumerang. Dhe kam marrë si shembull Postribën, e cila është shpallur komunë “Nderi i Kombit” për rezistencën antikomuniste të saj. Nga ana tjetër, hapja e dosjeve pa marrë në konsideratë rrethanat, mund ta kompromentojë këtë, pasi brenda sistemit të kohës kur ndodhi rezistenca, që të mos përsëritej, pra të mos ndodhte një ‘Postribë 2’, Sigurimi i Shtetit mbolli aty masivisht agjenturën e vet. Tani vërtet gjen në Postribë rezistencën e parë antikomuniste në Shqipëri, por ndërkaq do të gjejmë dhe Komunën e parë të mbushur plot agjentë sigurimi për nga numri popullsisë në vend, e cila duam-s’duam do të kompromentonte titullin e dhënë.
Por çfarë problemesh konkrete mund të shkaktojë hapja e dosjeve në Shqipëri?
Unë diskutoj duke tërhequr vëmendjen në atë çfarë e shqetëson dhe ambasadorin gjerman. Nga ana tjetër, diçka të tillë ka thënë edhe historiani i njohur amerikan Fisher, i cili na kujton se jemi vend i vogël, ku për njëmijë arsye probleme të kësaj natyre nuk mund t’i kapërcejmë lehtë. Ne jemi të gjithë të njohur dhe kushërinj me njëri-tjetrin; kemi zakonet, traditat, mentalitetin dhe temperamentin tonë. Hapja pa vëmendjen e duhur të dosjeve, e cila kërkon me domosdo dhe kulturën e vet… Ndaj në komisionin e hapjes së tyre duhet të ketë psikologë, politologë, profesionistë të shërbimeve sekrete sikurse punonjës të shoqërisë civile, intelektualë etj., për të parë e analizuar nga afër të gjithë problematikën që mbart në vetvete një veprimtari e tillë.
Kemi dhe një kategori të goditur shumë nga ata që kanë bashkëpunuar me Sigurimin, ajo e ish-të përndjekurve dhe ish-të burgosurve politikë. Ju ç’mund të thoni?
Dëgjojmë shpesh të thuhet se më të goditurit e të implikuarit nga hapja e dosjeve do të jenë ish-të përndjekurit dhe ish-të burgosurit politikë, se për t’i kontrolluar këta, nga radhët e tyre ngrihej agjenturë. Ky është princip pune në shërbimet sekrete dhe në këtë kuptim nuk thuhet gjë për herë të parë. Por nuk janë më pak ‘të rrezikuar nga kjo e keqe’ dhe të ashtuquajturit antisocialistë,apo elementi antiparti, terma që përdoreshin rëndom në gjuhën profesionale të së shkuarës, kur bëhej fjalë për të përpunuar e kontrolluar këtë kategori, nga tërhiqeshin në bashkëpunim njerëz me biografi shpesh dhe të mirë siç kishin qenë më parë këta. Kurse për të përpunuar e kontrolluar elementët antiparti, në raste jo të rralla tërhiqeshin në bashkëpunim dhe komunistë. Prandaj hapja e dosjeve do të çudisë ndonjë kur të mësojmë se njerëz me kravata të kuqe mund të dalin bashkëpunëtorë të Sigurimit, sikurse kishte të tillë deri pranë Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë.
Po ata njerëz që kanë dhënë informacion, duke kontribuar për Sigurimin nga jashtë vendit, rrezikojnë të dekonspirohen?
Në interes të kujt do të jetë kjo që përmendët, kur një çështje e natyrës për të cilën pyesni siç janë dhe bashkëpunëtorët e shërbimeve sekrete me kontribute në luftë ndaj zbulimit të huaja, që kanë rrezikuar deri jetën e tyre për sigurinë e Shqipërisë qoftë dhe dje, t’i hedhim kaq lehtësisht në duart e atyre zbulimeve të huaja kundër të cilëve kanë kanë informuar këta, kur vendi ka qenë i rrezikuar? Veç mos mirënjohjes, nuk do të gjeja dot tjetër arsye, përse duhet të bëhet kjo…
Ju i mëshoni idesë që duhet të tregohemi të kujdesshëm në hapjen e dosjeve. A ka në politikë njerëz me dosje?
Në qoftë se nuk tregohemi të kujdesur, të matur, të vëmendshëm, por dhe të urtë në kuptimin logjik të fjalës, do të gabonim rëndë.
Çfarë dua të them me këtë: Kam mbuluar për disa vite kontrollin e të huajve që vinin në Shqipëri, brenda detyrës të zv.drejtorit të përgjithshëm të Turizmit, numri i të cilëve në raport me atë masë të madhe që vijnë sot, ishte relativisht i ulët; por për kontrollin e tyre veç formave të tjera të punës operative përdorej gjerë dhe shoqërues-përkthyesi, pjesë e dallueshme e tyre gjatë këtyre viteve të demokracisë mbetet prezent në politikë, në kabinete qeveritare, parlament e deri ish kryeministra apo presidentë të vendit. Po të gjykonim me egërsi dhe të spekullohej me hapjen e dosjeve, besoj kushdo e kupton çfarë dëmi do të krijonim nën zullumin e madh të pleksjes me të shkuarën. Prandaj mendoj dhe flas për maturi e kompetencë të lartë, sepse në të kundër ish presidentë të këtij vendi, ndonjë ish kryeministër, ministra dhe parlamentarë në qeverinë e djeshme dhe të sotme, të cilët në periudha të caktuara, dikush më shumë se dhjetë vjet rresht, janë përdorur e kanë shoqëruar grupe të huajsh, ishin të detyruar të raportonin imtësisht me shkrim për çfarë dëgjonin dhe në fund, para largimit të tyre informonin në mënyrë konkluduese për persona që u kishin tërhequr vëmendjen duke dhënë mendimin e tyre që shkonte deri aty, për të mos u lejuar të vinin më në Shqipëri.
Po nuk treguam kujdes, a nuk kuptohet deri ku mund të vejë “thika”? Prandaj them maturi; vëmendje; kujdes; pjekuri për t’i marrë gjërat në logjikën e tyre, në evoluimin që gjithkush ka bërë me kohën dhe kur problemi gjykohet kështu, atëherë pyes: Kush e ka të drejtën pas kësaj të pengojë ish kolegët e mi të sprovuar për korrektësi, ndershmëri e të papleksur në krimet e diktaturës, të punësohen brenda profesionit të tyre, për të jetuar si çdo kush në Shqipëri pa u paragjykuar e penalizuar padrejtësisht, deri dhe moralisht?
Foto kryesore: Objekti i njohur si “Shtëpia me gjethe”, dikur bazë spiunazhi në Tiranë

Letër e një Azilanti nga Brukseli
Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas…Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe diplomacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzet vjet para kësaj date.
Letër e hapur drejtuar:
– Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.
– Ambasadorit amerikan në Tiranë.
– Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.
Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike, blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $ për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT. Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të ekzaminoheshin patjetër skeletet e dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës, Fatmir Merdari e Afrim Pahia (personazhe të librit), eksperti belg u detyrua të pohonte:
“Nuk është nevoja për asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë të ngjarjeve që trajton libri juaj”.
Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla. Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet. Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.
Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje që më ka preokupuar:
“Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë”.
Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80-milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.
Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri, në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet.
Rastësi?
Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me plane afatgjata e të kalkuluara mirë. Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë) të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave të politikës, ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje, do t’iu thoshin me buzëqeshje diplomatike:
“Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ‘97-‘98, mbasi krimet nuk parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit 2011”.
E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97’98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë? Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit antikombëtar për hir të karrierës së pamerituar; më tej krimi automatizohet. Pasojat merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike. Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIA-s që sabotoi në maj të vitit 1984 komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për shkak të politikës së tij regresive.
E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre 22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju japë edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:
Dari Meli
3609 BROADWAY, Apt. 4L,
NEW YORK, N.Y. 10031
U. S. A.
Tel. 00 12 12 ? 491 ? 12 12
Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat. Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:
Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar
Rr. “Hafiz I. Dalliu”, Pallati 172, kati i parë,
Tiranë.
Megjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin madhor në fjalë.
Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar, realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej diktaturës. Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJ-së, Hamit Meli, idetë dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë.
Miqësia me Hamit Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të Guri Stretos. Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e ADN-së), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve. Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara syve.
Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t?i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t?i detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë. Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh.
Të tjerat vijnë vetë pastaj? Institucionet, dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë. Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve. Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të pamundur diplomacisë amerikane dhe CIA-s fshehjen e mëtutjeshme të një skandali që ndriçohet sadopak. Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi: «Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.» Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe diplomacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzet vjet para kësaj date.
Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës. Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik ? ide kjo e hedhur rishtas prej diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.
Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një shans historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kuadrot e rëndësishëm të DSJ-së, për të cilët bëhet fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë. Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk duhet të ngurrojnë për t?iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe. Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontingjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike. Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.
Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për çështjet në proces. Politikanë të Prishtinës, Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve. Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATO-s, realiteti po tregon se SHBA nuk e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por dalëngadalë asaj po i krijohen konjuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për rifitimin gradual të Kosovës.
Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.
Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve shqiptarë, për t?i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?
Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se për të kryer punë të pista në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.
Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?
Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as rezolutat e OKB-së, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve. Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq, ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve, dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë ?kështu vazhdoni, se e keni mirë? ? «Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura. Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t?i mbajë edhe sot në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJ-së, i cili di shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën. Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë. Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t?i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre ndaj kombit shqiptar. Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë që ta mposhtë të vërtetën. Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e sigurt se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit shqiptar.
Zoti Ambasador Arvizu
Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIA-s. Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt. Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që teorikisht i ngrenë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot në këtë shkrim. “Diplomacia është një polici me kostum madhështor”, ka thënë Napoleoni. Këto fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të drejtë: “Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra shqiptarë më 1997-98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë”. Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador.
Kështu veprohet në kolonitë e pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve guvernatorë. Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të sojit të tyre. Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë kam publikuar një listë me emrat e 26 sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave» të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale. Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991.
Prej datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej me “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes. Biznesmeni i suksesshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të shurdhër? I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara, amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre.
Ashtu siç kanë shkelur edhe parimet bazë të demokracisë, duke mbështetur për gjysmë shekulli një diktator mizor si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit. Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.
Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni
Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të jetojë në mënyrë të denjë.
Ky shans historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë? Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t?i argumentojmë në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës ? superfuqisë amerikane ? se na ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme. Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të rëndësishme të kryera jashtë atdheut.
Dosja ime në Bruksel është një akuzë e mirëfilltë ndaj CIA-s për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është vulosur e kyçosur në kasafortë. Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur, me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që bie mbi ta.
Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për zgjidhjen e problemeve madhore. Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirinë dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur. Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIA-s, mandej është radha e atyre të na çlirojnë prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e ngjyrash partiake thjesht si SHQIPTARË.
Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet. Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e zymtë të fëmijëve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga shpërbërja graduale.
Agim Hamiti
P. S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: [email protected] dhe unë do t’ia nis atë falas në pdf.
Hamit pershendetje
Ma dergo mua tek adresa [email protected]
flm
Ne fillim duhen hapur dosjet e politikaneve te sotem , dhe sidmos e atyre politkaneve qe ju eshte lakuar emri si spiune te Greqise
Dhe pothuaj shumica dermuese e ektyre politkaneve te cilet akuzohen si sherbetore te politkes greke ne Shqiperi gjenden ne kreun e PS-se dhe te qeverise shqitpare …..por edhe tek LSI-ja
Pasi te hapen keto dosje atehere le te hapen edhe dposjet e kohes se komunizmti
Por ne fillim duhen hap dosjet e ketyre qe kemi ne krye , sepse keta nqs jane me te vertete
sic thuhet na prishin shume pune dhe jane jo vetem armiq te Shqiperise por edhe hajdute,
sepse keta paguhen nga parate e taksapaugesit te varfer shqitpar dhe bejne punen e Greqise ….
Ndaj gjeja e pare qe duhet bere te hapen dosjet e politkaneve existues ne partite politike qe kemi tani ne Parlament dhe te qeveritareve
I besoj Luan Pobratit si sherbestar i interesave te shtetit te shqiptareve, si kur ishte ne detyre edhe sot ne kete apel fundamental shqiptarizme.
Besoj fort se hapja e dosjeve do te jete procesi i katarsisit te vertete per shoqerine ,shtetin dhe politiken,qe do te shpetoje ardhmerine tone nga pengmarrja kushedi-sa-vjecare e agjenteve te sherbimeve antishqiptare.
TUNG.
Dosjet ka nje jete te tere qe siç u krijuan u menaxhuan.
Muret u shemben ne nentedhjeten, shqiptaret mbledhin akoma rrenojat per te ndertuar historine e tyre!
Une qe ju shkruaj mund t’ju provoj se Shekspiri ka lindur ne Vlore dhe une kerkoj trojet e te pareve te mi.
Perse nuk e denoni Berishen kur ka fakte! Ku qendron puna apo keni frike e jeni frikacake!
Demagogji per te fituar perkrahes! Vepro ne keni bythe!
Keni friken e posteve se mos ju ikin karigja apo kini frik nga se cfar mundet te ndodhe ndoshta ngrihet populli ne kryengritje!
Kjo e fundit mbase ju ndihmon te rifilloj ekonomia nga e para e jo priviligjet e komunistve e monopole vetem per te dy krahet patriake te ps apo te pd… se!
Me pelqen pjesa ‘sherbimet partner te shqiperise’ edhe vleresimi i tyre per arkivat e sigurimit!
Tash mendon kush se keto arkiva Jane zdukur edhe se sherbimet partner vetem i Kane lexuar?jo gjithe arkivat shqiptare Jane fotokopiur,bile disa here e nga disa sherbime!
Edhe ne fund mbasi sherbimet partner e shfryetezuan mire gazideden ,ai u eliminuar sic ndodh ne sherbimet ,me nje koktail leukemike!
Ky zoteria Hamit Melia, Duket paksa i lajthitur ! I mungojne ca derrasa ….
Kontakto me Agim Hamitin zotri ka fakte te pakundershtueshme,tako pyete Ilir Enver Hoxhen,po nuk besove
Botoni emrat e atyre qe nuk kane dosje, se besoj eshte me pak pune.
Une jam me mendimin e Obames i cili me te drejte thote se ne nuk duhet te mbetemi TE BURGOSURIT E SE KALUARES. Shqiperine nga bataku ku na ka Futur Sala mund te shpetoje VETEM nje politike ekonomike e zgjuar dhe largapamese. Dosjet jane manipuluar me kohe gjate ketyre 23 vjeteve.
Po Gjermanet per te gjykue nazistet mos more mendimin e nazisteve? E them kete e po jep mendim nje kriminel si Luan Pobrati nje sajues e shpifes.Ky fare krimineli po thote se si duhen denue ata qe ky krijonte sspiunet;Po shefat e tyre po kry shefi Enveri po ky vete a duhet te denohet.po kush i ha rrenat e tije se paska pase sigurimi emrat e agjenteve te huaj ketu ne Shqiperi dhe nuk i arrestoji Enver Hoxha?Po a e dini se Enveri me Probatet e tije sajonte agjente e agjentura cdo 3 vite per likujdue ata qe shifte ne enderr se kundershtonin.Po kush dreqi e ruajti monsteren qe tez gjithe pervec Nexhmijes e Ramizit dolen tradhetare e agjente?
Po si qenderoji pa e zhduk Enveri kur gjithe ushtarakete gjithe sigurimi gjithe varsim kultuta gjithe ekonomija dretohej e perbehej nga agjete te huaj? Bile ishin agjent te 5 fishte.
O tepora o mores thote latini,Tani budallaji Rama leshoje nga friga e protestesnje delarata e i ka zene halli komunistet e PS e Lsi me kete problem e spo dine ku me shpetue
Per hapje dosjesh nuk ka nevoje te shpiken teori por mjafton te behet si ne Poloni, Hungari apo ish-DDR. Kollaj po ka vullnet. Por per seriozitet duhet qe per kete teme dosjesh te sigurimit te mos flasin ish-sigurimsa. Sado njerez te mire e paqesore te kene qene. Se kthehet ne qesharak procesi pastaj ku sigurimse hapin dosje sigurimsash. Njesoj sikur vrasesit te drejtojne gjygje e te jene ne KLD.
Sipas pobratit vetem dosja e Berishes u dashka hapur sepse qenka i rrezikshem kurse dosja e tij dhe e shokeve te tij te mos hapet sepse keta paskan qene spiune te ndershem .
Do ishte mire te deklaroheshin ato shqiptare qe nuk kane dosje. Pune me pak dhe efekti i njejte. Pobrati (krijuesi i dosjeve) ben c’ ben e nxjerr gjysmen e kokes se tij. Do ishte mire te rrinte ne “hije” sic ka ndenjur ky njeri i botes se nendheshme. Keshillat e ketij njeriu gri nuk i vlejne askujt pervec Luanit.
Ore Shabe , behet fjale per rrezikshmeri agjenturore me ”bordero” te huaj kunder interesave
te Shqiperise, popullit dhe kombit shqiptar …!!! Keshtu e kuptoj une ntervisten e Pobratit …!!