Një shkrim në Panorama nga këshilltari i Presidentit që manifeston injorancë turpëruese (Replikë)

redaktor

Gjeneral Pirro Ahmetaj Këshilltar ushtarak i Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së tij Bujar Nishanit (Mehmetit), në një artikull të tij të titulluar: Pushtimi pas Çlirimit, botuar në të përditshmen Panorama manifeston një injorancë të skajshme në përpjekjet e veta të tipit “after pilafi” për tu hequr si antikomunist.

Në shkrim me mendje lehtësi shpaloset një injorancë totale për subjektin për të cilën shkruhet. Po citojmë këtë pasazh nga shkrimi për të kuptuar guximin e gjeneral Pirros për ta shitur injorancën e vet për argument shkencor:

Në periferitë e shtrenjta të Varshavës gjendet një vend i quajtur Belvedere (pamje e bukur – foto majtas). Këtu deri para luftës së dytë ishte akomoduar Mbreti, më tej “bllokmenët e Polonisë” dhe në vijim shërben si muze. Krahas vlerave arkitekturore, historike etj. kjo ndërtesë është simbolike për tju treguar vizitorëve një ngjarje kuptimplotë në lidhje me clirimin “ Ushtria mbretërore e Polonisë pas përpjekjesh heroike e vetëcliroi Varshavën nga fashizmi. Mbreti e mblodhi ushtrinë mbretërore në këtë vend )Belvedere) dhe ju drejtua:  Të dashur luftëtarë, nuk gjej fjalë tju flenderoj për heroizmin, sakrificat sublime dhe besnikërinë ndaj kombit polak. Me keqardhje ju them se ata (Ushtria e Kuqe), që i bënë sehir nga afër, vetëm përtej lumit të masakrës së Varshavës janë djaj të kuq, janë dhe më barbarë se bishat hitleriane . Prandaj keni aprovimin tim të largoheni sa më parë dhe sa më larg të mundeni” Mbreti dhe besnikët e tij të afërt u larguan. Ata, që s’dëgjuan këshillën e mbretit u morrën zvarrë nga ushtria e djajve të kuq rusë derisa vdiqën në rrugët e Varshavës, pavarësisht se kishin luftuar si ata për clirimin e kryeqytetit të tyre”.

Citimi është fjalë për fjalë, bashkë me shenjat e pikësimit e me ndonjë gabim ortografik e kuptimor të përfshirë në të. Le t’i marrim një e nga një gafat e gjeneral Pirros në këtë pasazh.

Së pari: Nuk është një vend Belvedere, por një ish-Pallat Mbretëror Belvedere, i cili sot nuk është muze, por rezidenca zyrtare e Presidentit të Republikës së Polonisë Bronislaw Komorowski. Pallati po ashtu nuk ka shërbyer si vendbanim bllokmenësh, si shkruan gjenerali por si rezidencë e presidentit komunist të Polonisë Boleslaw Bierut në vitet 1945-1952, pak a shumë si banesa e Berishës në Brrakë në vitet 1992-1997.

Së dyti: Në vitet 1944-1945, kur ndodhin ngjarjet e shkruara nga Baroni Mynhauzen shqiptar, Gjeneral Brigade Pirro Ahmetaj, Polonia nuk kishte mbret, sepse ishte republikë me një qeveri legjitime në mërgim në Londër, qeveria kishte president WladislaW Raczkiewicz (1939-1947). Mbreti i fundit i Polonsë para copëtimit të saj ndërmjet Rusisë, Austrisë dhe Prusisë ishte Stanislaë Poniatowski, që vdiq në 1798, por abdikoi nga froni në 1795, pra gjeneral Pirro gabon me 146 vjet, kur e bën Poloninë me mbret në vitin 1944.

Së treti: Polonia nuk kishte jo vetem mbret por nuk kishte as ushtri mbretërore. Në Poloni ekzistonin 4 ushtri në vitet 1944-1945: Ushtria e Qeverisë së ligjshme polake në Londër, që vepronte në Poloninë e pushtuar,e quajtur Armija Krajowa d.m.th. Ushtria Kombëtare. Po ashtu ishte Ushtria Polake në Perëndim, që bashkëvepronte më anglo-amerikanët në Afrikën e Veriut, në clirmin e Francës, të Italisë dhe në furnizimin nga ajri të guerriljeve ballkanase përfshirë dhe forcat e Abaz Kupit në Shqipëri.

Ekzistonte ushtria bolshevike polake e quajtur Armija Ladowa d.m.th. ushtria popullore, që teorikisht varej nga qeveria kukull e Lublinit e ngritur nga Stalini. Ekzistonte edhe Korpusi Polak i njohur me emrin Armata Berling, që ishte pjesë integrale e Ushtirisë së Kuqe staliniane. Z. gjeneral ndër katër ushtritë e Polonisë së kohës asnjëra nuk ishte monarkiste, sepse nuk kishte monarki polake. Nuk kishte as mbret dhe as pretendent të fronit polak. Qartë, besoj z. GJENERAL!

ahmIshte pikërisht Armija Krajowa, që organizoi Kryengritjen e Varshavës nga 1 gushti 1944, e cila cliroi zona të gjera të kryeqyteti polak dhe rrethinave, por u mbyt në gjak nga nazistët. Rusët në fillim qëndruan 50-60 km larg Varshavës thuajse në buzë të Lumit të Vistulës, ndërsa anglo-amerikanët me bombarduesit strategjikë kryesisht Wellington dhe B 29 i dëmtuan forcat gjermane rreth Varshavës, por nuk mund t’i bombardonin brenda në Varshavë, sepse do godisnin edhe patriotët polakë. Bombarduesit Liberator dhe B 17 të shndërruar në avionë transporti parashutuan armatime, municione dhe ilace përfshirë penicilën e sapo zbuluar, por ishte tepër pak dhe një pjesë e parashutave binte në zonat në kontrollin e nazistëve.

Kryengritja ndër të tjera u thye, sepse gjermanët përdorën obuza 203 mm, të kapura trofe Ushtrisë së Kuqe, për të cilat Armija Krajowa e komanduar nga Gjenerali legjendar Bor Komorowski ( jo nga ndonjë mbret, që nuk ekzistonte) nuk kishte topa me rreze të mjaftueshme për zjarr kundër-baterije. Përdorimi i tankeve gjermane Koenig Tiger (d.m.th. super-tigër) në betejat në rrugë ishte i papërballueshëm nga polakët, sepse ato nuk kishin asnjë mjet antitank përfshirë PIAT-ët britanikë, apo bazukat amerikane për të shpuar koracën e tigrave gjermanë.

Z. Gjeneral në manualin komunist të luftës popullore partizane në qendrat e banuara pa u cituar janë përfshirë edhe pjesë nga përvoja e Kryengritjes së Varshavës, si lufta në Lagjen Vola, fortifikimi i ndërtesave nga taraca në bodrum (përvoja e luftimeve në Rrugën Rakowiecka), ngritja e barrikadave të mbuluara me zjarr të tipit kinxhal nga përvoja e luftimeve në Rrugën Okopowa etj.).

Z. Gjeneral të paktën manualet ushtarake të kohës së Dullës duhet t’i kishe lexuar, që mos na tregoje përralla me ushtri mbretërore në Kryengritjen e Varshavës.

Së katërti: Ushtarakët polakë besnikë të qeverisw legjitime polake në Londër nuk morrën asnjë urdhë apo këshillë për t’ia mbathur nga Polonia. Ato u udhëzuan të kontaktonin komandën e Ushtrisë së Kuqe të Mareshalit Rokossovski (polak etnik) dhe me të koordinonin luftën kundër nazistëve. Me urdhër të Stalinit një nën/repart i SMERZH-it sovjetik i arrestoi në vend. Si antikomunist realist, jo antikomunist pas pilafit si ju z. Gjeneral, ju informoj se oficerët madhorë polakë, që shkuan të bisedojnë me bolshevikët për luftë të përbashkët kundër gjermanëve u vranë me tortura me urdhër të Abumakovit, zarit të Lavrenti Berias, ndërsa gjeneral Bur Komorowski, kolonel Deczkowski apo komandant Waclaw Michuta dolën të gjallë nga kampet e përqëndrimit të Hitlerit. Pas 5 shtatorit 1944 me urdhër të Rajsfyhrerit Himler gjermanët ndaluan pushkatimin pa gjyq të kryengritësve të kapur rob dhe të popullsisë civile, ndërsa Stalini i pushkatonte edhe aleatët e vet jo komunistë.

Zoti gjeneral, nuk ka nevojë për të gënjyer për të qenë antikomunist, qoftë edhe pas pilafit. Nuk ka nevojë të tregosh përralla për djajtë e kuq, spese mjaftojnë bëmat e hordhive bolshevike në Poloni, që pa gënjeshtrat e juaja të etiketohen si djaj. Hordhitë bolshevike në Poloni  jo vetëm plaçkitën ç’u zinte dora. Ata vran pleq e fëmijë pa hesap. Pushkatuan pa gjyq apo mbytën me tortura mijëra polakë, të shquar si luftëtarë me armë në dorë kundra nazistëve. Ata përdhunuan disa mijëra gra e vajza polake përfshirë, murgesha, personel mjekësor, të mitura madje edhe paciente të spitaleve psiqiatrike.

Për turp të Zotit, mareshali Rokosovski i torturuar qenërisht gjatë terrorit stalinian (1938-1939) me urdhër të vetë Jezhovit famëkeq,shefit të GPUs-ë (NKVD-aj e mëvonshme), nxorri urdhër me shkrim, që i ndalonte ushtarakët polakë tw Armatës Berling dhe i kërcënonte me ekzekutim me vendim gjyqi ushtarak po të ndërhynin, kur personeli i Ushtrisë së Kuqe merrte në pyetje femrat polake të dyshuara si të lidhuara me nazistët. Mareshali përdorte eufemizëm, sepse me këtë urdhër ai ndalonte ushtarakët polakë të mbronin nga përdhunimi i kafshëve të Ushtrisë së Kuqe nderin e femrave polake.

Gjeneral ky farë antikomunizmi juaj vulgar bie erë servilizëm dhe është akoma më i pështirë sesa enverizmi prej debili i komisarëve të qëmotshëm, kur organizonin punën politike me trupën.

Z.Gjeneral le të shpresojmë për të mirën e dinjitetit të Shqipërisë, që asnjë 007 dhe asnjë atashe ushtarak akredituar në Tiranë vecanërisht ai polak të mos e ketë përkthyer dhe lexuar paçavuren tuaj të botuar te e përditshmja Panorama.

Kolegëve të gazetës Panorama do t’u sugjeroja miqesisht të mos i botonin pa i kontrolluar shkrimet e gjithfare gjeneralucëve legena, kokëboshë, gënjeshtarë e mitomanë. Mjafton një konsultim i përciptë me Wikipedian dhe rrenave të gjeneral Pirros do t’u dilte kallaji menjëherë.

Botuesi paguan për të botuar shkrime serioze jo pacavure të mjera! Rrogën të dashur kolegë të Panoramës nuk e merrni për të botuar të tilla rrena, të qepura me pe te bardhë!

Gjeneral, ju që i keni kryer gjithë “ucilishtet” ushtarake në Shqipëri, që keni qenë edhe në Kolegjin e Mbrojtjes në Rromë, që jeni edhe Doktor i Shkencave Ushtarake si i prodhuat të tilla budallëqe e gënjeshtra vetëm për t’u dukur si antikomunist i thekur?!

Vërtet Shqipëria është vend i vogël, i varfër dhe jo serioz, por le mos ta cojmë jo seriozitetin e Atdheut tonë deri në nivelin e palacollikut. Fatkeqësisht (jo për faj të shtetasit Bujar Nishani (Mehmeti) ne kemi një Komandant të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura handikapat fizik, por ju lutem shumë handikapit fizik të Komandantit mos i shtoni handikapin mendor të këshilltarit të tij ushtarak.

Pa qenë nostalgjik i diktaturës kam të drejtë të them se ne, ndonëse në të kaluarën kishim një ushtri me tanke dhe sot kemi një ushtri të komanduar nga tangat, prapë se prapë mos ta çojmë punën deri në atë derexhe sa që karagjozllëku të dalë sheshit duke nxirë faqet e gazetave në Shqipëri.

 

******************

Linku për presidentin e Polonisë në vitet 1939-1947:

http://en.wikipedia.org/wiki/Polish_government-in-exile

Linku për mbretin Polak August Poniatowski:

http://en.wikipedia.org/wiki/Stanis%C5%82aw_August_Poniatowski

Linku i kryengritjes së Varshavës:

http://en.wikipedia.org/wiki/Warsaw_Uprising

Linku i biografisë së gjeneral Pirros:

http://president.al/?p=14259&lang=en

Share This Article
31 Comments
    • ame ngjan tepke si brigadieri im i lopeve hollandeze:faqe bardhe si i lyer me gjalpe!
      E ka lekuren si FEMER!!!
      A nuk eshte si TURP,qe Shqiperia pa ushtri te kete kaq shume gjenerale???
      E shumta grada me e larte ne Ushtrine tone duhet te ishte TOGERI!!!

      • Thomaidha, besoje se duhet te kesh punuare ne ndonje ferme te Lushnjes dhe duhet te keni njohur njeri tjetrin,ai komandant te forcat territorjale dhe ti mjelese lopesh .Sa te rrishe kote ne internet e te shkruash per ushtaraket dhe ushtrine , me mire shko mbareshto lopet se megjithese nje vend me kushte shume te mira, nuk po mbajme aq lope sa kemi mundesi,ose ndonje ferme derrash.Pastaj ke mundesi te shkruash me mire.Mos u merr me ushtrine dhe me gjeneralet. Eshte munges e theksuar e edukates te shkruash per probleme qe nuk i njehe,shpresoj qe te futesh ne diskutim per artikullin dhe problemet qe ngre gazetari

    • ata qe kane punuar dhe punone ne ministrine e mbrojtjes e dijne se ky eshte nje kokerr idioti, nje servil ne kulm qe kur ka nevoje per dicka shkon deri ne bythelepirje te neveritshme, eshte injorant dhe per me teper ka qene anetar i ppash ashtu si punedhenesi i tij presidenti jar enver hoxha oficeri i shkolles se bashkuar. se ku e gjeti disidencen dhe antikomunizmin ky sharlatan vetem ai e di per me teper kohet e fundit ka filluar edhe te shkruaje ca duke i bere elozhe nje presidenti kukull dhe ca duke treguar se eshte injorant ne te gjitha fushat. habitem me redaksite e mediave qe pranojne shkrimet e ketij injoranti te lindur dhe te neveritshem….o jar presidenti i vullnetareve te enverit nuk ke lene fundrrine pa mbledhur aty ne presidence perfshi edhe kete te nevritshmin oficer bythelepires. ju duheni zhdukur te gjithe se ndosni ambientin dhe krijoni neveri te madhe tek njerezit

  • Me gjenerale si ky Pirro Ahmetaj edhe OSMAN GAZEPI do ishte TALLUR gjithe diten!!!
    Shikoni GJYTYRYMIN PRESIDENT dhe shikoni keshilltarin e tij GJYTYRYM nga TRUTE E KOKES!!!
    Kapterrat e USHTRISE POPULLORE ishinme dinjitoze se ky legen injorant!!

  • Kèta lloj tipash edhe sikur tè dinè pak ,pèr tè tilla gjèra ,nè momente tè caktuara janè tè detyruar tè flasin broçkulla ,deformime ,fakte tè pa qèna,illustrime donkishoteske etj.Kjo dihet se nga kulla e vjetèr kane dalè dhe janè zevendèsuar po me mentalitetin e vjetèr e tè rèndomte.Kam besim se edhe nè tè atdhmen aty do tè flasin vetèm dokrra dhe asnjehere te vèrtetèn.aty mund tè quhet me plot gojèn krueseksioni i p.d.-ès.

  • E ke ngerthyer keq Piro mavrine o Gjergj. Natyrisht parashtrimi i fakteve, per gjeneral Pirron ishte nje lloj tulle (dhe jo tjengulle si Pirros se epirit) qe do t’i fuhet te marre veten vetem kur te iki nga kjo bote. Por eshte dhe per te qare hallin i shkreti, e beri si puna e Jovan Bregut, se mbase i shkonte. Nje lloj restoje apo borxhi per karieren e bere.
    Megjithese per nofken e antikomunistit pa pilafit, nuk ma do mendja se ke shume te drejte. Madje po te krahasosh zbukurim citimet e tua per masakrat e ushtrise se kuqe ndaj popullsise polake, (qe me kujton komentet e nje fare nastradini ne kete blog) me duket se ke genjyer ti pake me shume se Pirrua. Si i tha ai “me rrove, te rrova, brisku i familjes time”. Po te mos ishe futur ne politike, por t’i qendroje besnik vetem fakteve dhe jo ilustrime per tu mbrojtur nga akuzat qe mund te drejtoheshin, do te ishe me serioz. dhe me bindes ne konkluzionin ndaj Pirro mavrise.

    • Dole ti perseri o llum pas llumi,i zbritur nga stanet e dhive ,per te ligjeruar e
      bene moral.Kapteri i bunkerit te Grihotit,pusho ore zagar i ndyre vezhguesi.

      • Hahaha! Ç’pate milo ziu?! Me cilin po me ngaterron o torobell?! Apo ke nevoje per ndonje dush me “uje” Lane, felliqesire e haleve te Janines.
        Ti injorant me brire, po ke ndonje argument per te me kundershtuar thuaje, tek e fundit ky eshte opinioni apo komenti im, po nuk ke, mos fut turinjt si qeni i uritur, bastard dhe i zgjebosur dhe mos fantazo si dellirant, idiot 24 karatesh!

  • FAQEZIU,DHE GJENERAL NA QNKA BERE,DHE NUK E NJEF HISTORIN,KUKU MOJ TOK CFAR MBAN!SA MIR JA KE THAN POR AMA TEK AJO PACAVURJA PANORAMA STA KISHIN BOTUE OR,ZOTRI.NEJSE KTY DEBILI JA KE THAN SI DUHET,PO DHE UNE E KEM LEXUE SHKRIMIN E TIJ PARA 2 DITE,TEK PANORAMA,DHE THASH PO CKA THOT KY MUT POLONIA MBRET NUK KA PAS SPAKU NE KOHAN E LUFTES PAR BOTRORE THASH ME VETE,SHKRUJTA NJI REAGIM TE PANORAMA POR NUK MA BOTUAN,E KUPTOI SE TI ENVERIN DULL E QUAJTE,POR MOS HARO,ME MIRKUPTIM TI THEM CA MENDIME SE:NATYRA HISTORIS MIRFILLT NUK SHKRUHET NGA PSEUDOHISTORIAN SI CIFTI ROMEO GURAKUQI DHE BEQIR META,APO URAN BUTKA.PO,JA FILLOI ME GJERGJ KASTRUOTIN SKENDER BEU.AI,KA SHKUE NE SHPAT,SHUM KOKA TURKE POR DHE SHQIPTARE,KA PRER SPIUNET DHE TRADHTARET,KA ROBRUA POPULLIN 25,VITE LUFTRA KUNDER PERANDORIS MA TE FORT E TE MADHE TE KOHES,POPULLIN XHDO PRANVER E VER E CONTE NE LUFT NJI PJES SHKONTE ME DESHIR POR NJI PJES ME PA HIR,DHE PER TE U SHKRUE DHE CNUK U SHKRUE,I THAN GJAKATAR DHE NJERI QE HANTE NJI DASH PER NJI HAJEPINTE VERE SA NJI KTUND AI VETEM,NE ATE KOH DIKTATOR FJALA NUK U DIHTE,POR AMA GJAKATAR E DESPOT PO.PRA KREJT JA THAN DHE NJI KOH E GJAT U HARUE POR MESADIJ UNE JO MA SHUM SE NJA 20,VITE,DHE PASTAJ FILLOI TE NDIZET QIRI DHE SHENDI I GJERGJIT TE MADH,DHE U BE KALORES I KRISHTIT,AI GJAKATAR KALORES I KRISHTIT CUDI!!PO,MANDEJ FILLOI VEPRA E TIJ DHE LAVDIA E TIJ DUKE NGRIT NE ZENIT APO NE QYELL,DHE TANI KUSH ESHTE SKENDERBEU PER NE?KUSH GJERGJ KASTRIOTI PER BOTEN?ATE E DIN DHE TI BESOI.TANI DAL TEK BONAPATA,10,MILION FRANCEZ I VRAU,DHE BORBONET E BURGOSEN LARG,NE KESHTJELLEN E HELENES,DHE KUSH ESHTE PER FRANCEN BONAPARTA OR ZOTRI?NUK MERET HISTORIA ME TE VRARET DHE KERDIN E BONAPARTES,MERET ME LAVDIN E TI,245,VEPRA TE SHKRUARA SHKENCORE PER BONAPARTEN,DHE FRANCA E KA KRENARIN E TI DHE MBURAT E KFENIHET ME BONAPARTEN.TANI PO E MAR,PO FRENCEZIN E MADHE ROBESPYERIN,AI ISHTE BABAJ I GUTEINES QE I SHKIA NE GUTEIN PER NJI KOH TE SHKURT 2685,NJERES MES TYRE DHE SHOKET E VET,POR JAKOBINET E BENE NJERIUN MA TE PERSHTARSHEM DHE MA TE MADH TE FRANCES,E KUSH ISHTE AI ROBESPYERI,NJI KATIL NJI GJAKATAR POR AMA MBROJTI RENDIN DHE SHTETIN FRANCEZ NGA SHKATRIMIPERATE ROBEYSPYRE ESHTE I MADH PER FRANCEN DHE LAVDIA E TI E BENE FRANCEN GRAND NATION,PRANDAJ HISTORIA DTE SHKRUHET PER ENVERIN SE SI E UDHEHOQI LUFTEN SI E CLIROI ME USHTIN E TI PARTIZANE,SI E MORI NE CFAR GJENJE TE MJERUSHME DHE PERPLOT ANALFABET,ME NJI INJORANC TE SKAJSHME,ME NJI RETHIM ARMIKESH SERB,E GREK,TALIAN E ME NJI BLLOKAD TE CMENDUR PERENDIMOR QE E BLLOKUAN VETEM PSE ISHTE NACIONALIST DHE PETKUN E KISHTE GJOJA KOMUNIST,PER 50,I BENI BALL,JO VETEM POE ME POPULLIN,ME REND DHE LIGJE DIKTATURE POR JA DOLI,E LA ME ZHVILLIM MESATAR,ME KOMBINATE,E KOPERATIVA,ME UNIVERZITETE,DHE AKADEME,ME USHTRI DHE ARMATIME,E LE NJIQIND HERE MA TE MIR DHE MA TE ZHVILLUAR SESA QE E PRANOI,PRA LAVDIA E TI,ESHTE QE SHEKULLI I ARDHSHEM ESHTE I TI,DERI SA TE NGORDHIN HORDHIT E FUNDIT TE TRADHTARVE,ATEHERE DOTE SHKLQYE YLLY I TIJ SE VET VEPRAT DHE PUNET E TI,DOTA VIEN NE PEDIESTALIN BASHK ME GJERGJ KASTRIOTIN-SKENDER BUEN,KJO ESHTE E VERTETA POR UNE DHE TI MIK NUK FO JEMI NE KETE BOT,POR SHQIPTARET DOTE JEN DHE DOTE KRENOHEN ME ENVERIN SI FRANCEZET ME BONAPARTEN.NATEN MIK

    • shqiptar shari,
      Miqesisht te them se nuk e lexova dot shkrimin tend, sepse ti fatkeqesisht perdor germa te medha. Ndoshta do te fshehesh faktin se nuk e di mire gramatiken e gjuhes shqipe, sepse duhet te perdoresh shenjat e fiksimit kur perdor germa te vogla. Te keshilloj qe te shkosh ne ndonje shkolle fillore te mesosh gramtiken e gjuhes shqipe, shenjat e fiksimit dhe pastaj fillo shkruaj ne blog me germa e vogla se na more shpirtin dhe nervat.

      Pershendetje

  • Ore,po me qiri i mbledh “kuadrot” kjo,PD-ja?
    Ja shikoni,ky Pirroja,jo ai i Epirit,se as ne gishtin e vogel te kembes nuk i afrohet,nuk eshte as i pari dhe as i fundit.Na e beri dhe Polonine me mbret,pa e patur nje te tille,sepse ashtu ja kerkonte “politika”.Me kete kerkon te na “ngjethe mishte” per L;egalistet dhe mbreteroret tane.Sic duket,ai Leka i presidentit ja ka “rekomanduar” te dhenat e mbreteve te permbysur,per te thene se dhe ai Zogolli yne nuk ishte i permbysur ne ate kohe.
    Na ka pjelle,por dhe sa do i durojme?Apo derisa ai tjetri,Ferdinant Xhaferi,i cili para ketij palogjenerali,te na “sjelle” eshtrat e Ismail Qemalit,mbasi te mbaroje bisedimet me palen Italiane…

  • komandanti yne i pergjithshem as shuren nuk eshte i zoti ta beje se i mbetet cucuni jashte dhe jo me te jete komandant i forcave te armatosura Kurse sa per kete Piron Ky ka ikurt per lesh Eshte shtrigosur

  • Në shumicën e gjërave z. Gjergj. Thanasi ka të drejtë por edhe “vëzhguesi f” bën disa vrejtje me vënd! Por nuk po ndalem në to,po ndalem në recidivizmin e piro ahmetajt për të mbrojtur një linjë antishqiptare të bujar mehmetit dhe të sali berishës? Po në gazetën “Panorama” të para 4-5 muajve piro ahmetaj mori në mbrojtje “marrëveshjen tradhetare detare” për të cilën në të njëjtën gazetë prof. Myslym Pashaj iu kundërvu rreptë dhe me fakte e argumente të plota demaskonte rrjedhjen trunore të gjeneral kontrapedalit ahmetaj!!? Ishte i pari dhe i fundit ushtarak shqiptar që e quante të ligjëshme marrëveshjen e dhurimit tradhëtar të detit shqiptar??? Parë në këtë kontekst z. Gjergj Thanasi nuk ka gabuar në shënjestrën e tij kunder një gjenerali injorant dhe jo vetëm kaq? Ka linja vëzhgimi të herëshme që të çojnë në stacionin sërb të ahmetajt të pirros dhe që shish nuk i ka ndjekur??? Prandaj këtu kemi çudira gjenerale sepse agjenturat e kanë kthyer vëndin tonë të shkretë në një hale!!!??? Tani në selinë presidenciale kemi dy hale ,njëra presidenciale dhe tjetra gjenerale??? !! ??? E mjera ti moj Shqipëri ? Sinqerisht!

  • Handikapat, handikapat general colonel Nishan Mehmeti i Pare por nje pordhe ka leshu dhe ia ka cu trunin skic general Pirro evgjitit.

  • E more Pirro edhe nje shkrim qe bere tek gazeta juaj edhe ate e katranose fare Te kishe shfletuar me shume more ditezi se ne internet ke lajme sa te duash Mire qe nuk u ngatrove te thoshe se edhe i vetshpalluri mbreti yne ka luftuar me opinga kunder fashizmit dhe nazizmit se ndoshta do ti behej qefi dikujt. Kini mbrojtur edhe doktoraturen Kam parasysh edhe nje idiot tjeter nje Kol. Sulo Abazi edhe ai ka pas mbrojtur doktoraturen por ama dihej qe ishte komplet idiot shkruan edhe ai nganjehere por mundohet mos thote brockulla te tilla qe ngatron kohen e mbreterise.

  • Shoku Gjergj, e bere qimen bullë me nje pasaktesi ne nje fjali te vetme ne shkrim. Me qellim i largohesh permbajtjes dhe titullit te shkrimit, te cilin per kureshtje e lexova tek gazeta Panorama.

  • “Kush mohon te kaluaren nuk e njeh te tashmen dhe kush nuk e njeh te tashmen nuk e nderton dot te ardhmen”..thuhet ne adithin e fermanit qe Erdogan i dhuroi Papes.
    …mendoni sa e trishte eshte selia presidenciale,megjithe hajvanet qe ka brenda.

  • hahaha…po injoranca e presidentit nishan mehmeti do mbledh inorante dhe bashibozuke…qe bashke me presidentin gjysmake ngelin prape gjysmake me gafa te shumta

  • Mire ky qe thjesht eshte sherbetor per rroge.Por ka akademike qe jane ne nivelin e ketij personi dhe aq me keq qe vendimaresit politike mbeshteten ne kete shpure pa integritet thjesht per arsye sundimi me mbeshtetje te’ nderkombetareve’ E njohin shume mire historine por u intereson ta komentojne ne kete menyre.Kjo duket ne pamje naïve ne keto momente por ne nje moment tjeter do te kete tjeter ndikim.Shqiptaret e kane harruar sulmin e te jatit te keshilltarit monarkist te Presidentit te Republikes ndaj institucionit themelor republikan KQZ per referndumin e 1997.Cdo fenomen ka nje arsye..

  • E shikoni ku e kane katandisur Shqiperine ? Kane zgjedhur dhe zgjedhin ne Funksionet e Shtetit te saj , antishqiptaret ! Pervec kesaj edhe pa piken e trurit ne kaptine !

    Kjo eshte shume e keqe vertete ! Por ka edhe nje ane te “mire” ! Ana e “mire” eshte se pushtuesi ka zgjedhur te na sundoje me gomere !

  • Interesant informacioni që jep 007-3. Përqaset me shumë perceptime të tjera për gjen. ahmetoviç pirro! Por ka dhe një koplikas që dëshmon disa të dhëna uleritëse …! Do kemi rastin të dëshmojë dhe këtu… “Lleshi” ka arritur pranë të vërtetës së 007-3

  • Sa here qe duhet rrefyer e verteta e komunizmit sulen karagjozet qe ishin ne sherbim te tij qe vegjetojne me parullen “liri-demokraci” dhe akuzojne njerezit me integritet per nostalgji. Keta genjeshtare i vret çdo vertetesi dhe pa patur asnje merite mburren se jane themeluesit e nje sistemi te ri,pasi moren lejen per te krijuar shoqata e parti dhe duartrokiten kreret e tyre te komunizmit ne manifestimet per liri-demokraci sepse keta lloj vemjesh ishin mesuar te gerryejne çdo gje per pushtet e pasuri.Integriteti njerezor dhe e verteta u sherbejne brezave per te mesuar gjithe çka ndodhur ne histori,ndersa abuzivizmat e hileqareve e dredharakeve qendrojne mbi te si nje puhur i zi, qe iken me nje shkundje por le pas nje ere te keqe si çdo ndyresi.Kolaboracionistet fashisto-naziste qe hiqen si nacionaliste, komunistet flamurtundes te tiranise qe hiqen si demokratiste jane varrmihesit me te keqinj te lirise,jane virusi me i keq dhe jetegjate i shoqerise ne te gjitha format e republikes e mbreterise qe fitojne pushtet prej hipokrizise.Festat e Nentorit, te çlirimit e pavaresise dhe nderimi i te reneve jane prova me mire e deformimit te ketyre brejtesve te ndare e te kacafytur prej pushtetit te marrezise,ne fytyrat e te cileve duket ngerdheshja helmuese e djallezise. Pas tyre vijne zagaret dhe lehesit e mediave,militantet e partise qe rrojne duke u turrur pas kockave dhe kellires qe u hidhen prej parise pas gostise.Keta jane turpi historik i Shqiperise.Maska e tyre pelqehet ende prej korrupsionit,injorances dhe varferise dhe veset mbytin virtytin e shoqerise.

  • Ububuja, c’mu kane meshtjell nji tufe budallenjsh mu ktuna – Medet c’ka per t’me honger mortja nji dite prej ktyne…….. tha prefekti i Tirones Qazim Mulletja (d.v).

  • Ky eshte tamam ajo qe bente i madhi Pirro i Epirit. Nuk i le asgje mangut. Vetem nje urolog do gjente fjalet e duhura per te.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *