Aksident në centralin bërthamor në Ukrainë

Ornela

Kryeministri ukrainas Arseny Yatseniuk njoftoi për një aksident të ndodhur në centralin bërthamor Zaporizhye në jug-lindje të Ukrainës dhe i bëri thirrje ministrit të energjisë të mbajë një konferencë për shtyp. Nuk dihet ende për dëmet që janë shkaktuar. Sipas Reuters, ky është një central bërthamor në qytetin e madh Zaporizhia, i cili ka afro 800.000 banorë. Stacioni është i vendosur në lumin Dnieper dhe është më i madhi bërthamor në Evropë dhe stacioni i pestë më i madh në botë. Ai prodhon rreth një të pestën e totalit të kërkesës ukrainas të energjisë elektrike. “Jemi në dijeni që ka pasur një aksident në centralin bërthamor Zaporozhye,” tha Yatsenyuk, duke i kërkuar ministrit të ri të energjisë, Volodimir Demchyshyn, të njoftojë se kur problemi do të zgjidhet dhe çfarë hapash do të ndërmerren për të rivendosur furnizimin normal me energji elektrike në të gjithë Ukrainën. Sipas agjencisë së lajmeve Interfax incidenti ndodhi në bllokun 3 të termocentralit, një reaktor 1000 Megawatt. /O.J

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *