Si pasojë e shpejtësisë së madhe, dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pasi motori me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga duke u përplasur me barrierat mbrojtëse.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në dalje në hyrje të qytetit të Lezhës, ndërsa të plagosur kanë mbetur Kastriot Marku 43-vjeç i cili ishte drejtuesi i motorit si dhe Ndue Nekaj 52-vjeç.
Pasagjeri Ndue Nekaj ndodhet në gjendje kritike për jetën nga plagët e marra në kokë dhe është nisur në spitalin Ushtarak të Tiranës.
