Në një kohë që çmimi i karburantit ka fluturuar në 190 lekë për litër, të gjithë kanë filluar që të përdorin më pak automjetet e tyre.
Por janë disa zgjidhje mjaft praktike të cilat do të bëjnë të mundur që të shpenzoni më pak për lëvizjen tuaj me automjet, aq më tepër kur ka trafik.
- Mos ngarkoni makinën me ngarkesa të panevojshme
- Presionin e ajrit në goma mundohuni t’a mbani në nivelin e duhur
- Minimizoni përdorimin e kondicionerit
- Eliminoni nisjet dhe ndalesat e menjëhershme
- Fiksojeni shpejtësinë
- Kur jeni në lëvizje mbani të mbyllur dritaret e makinës
- Mos i mbani vazhdimisht këmbën mbi pedalen e gazit ose të freksionit
- Gjithmonë zgjidhni gomat e duhura, mos shikoni vetëm çmimin
- Mos shtypni shumë gazin kur jeni në rrugë të këqija apo në ngjitje
- Nëse do të qëndroni gjatë pa lëvizur mos e mbani të ndezur makinën por fikeni
- Gjithmonë përdorni vajin e duhur për makinën tuaj
- Bëjani në kohë kontrollet teknike makinës tuaj
