U-17 & U-19, Shqipëria njeh kundërshtarët e Euro 2016

redaktor

Përfaqësueset e moshave të Shqipërisë U-17 dhe U-19 mësuan kundërshtarët e tyre për fazën kualifikuese të Europianit të vitit 2016.

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës e vendosi skuadrën që drejtohet nga Xhemal Mustedanagic në Grupin e parë, së bashku me Holandën, Zvicrën dhe Uellsin, ku mundësitë për të përfunduar të parët ose të dytët në Grup janë të kufizuara, pasi si Holanda ashtu edhe Zvicra shquhen për punën e bërë me moshat.

Më fatsjellës rezultoi shorti për U-19 e Shqipërisë, që do të luajë me Austrinë, Gjeorgjinë dhe Uellsin në Grupin 8. Formacioni që drejtohet nga Altin Lala ka shanse shumë të mira për të kaluar në Elite Raund, pasi kundërshtarët në këtë Grup nuk përfaqësojnë elitën e futbollit europian.

Bie në sy fakti që në të dyja grup-moshat Shqipëria do të ketë kundërshtar Uellsin. Delegacioni shqiptar i pranishëm gjatë hedhjes së shortit në Nion të Zvicrës kryesohej nga shefi i zyrës së talenteve Redi Jupi.

Share This Article
1 Comment
  • Ore po nuk kishit ndonje person tjeter ju per hedhjen e shortit por gjetet gagacin Redi Jupi qe edhe shqipen mezi e flet.Kur del tek procesi sportiv te hap barkun kur flet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *