NGA ENTELA RESULI
Në këtë shtëpi edhe gjethet kanë vesh (kanë patur). Sot ngjan si shtëpi fantazmash. E mbajtur në fshehtësi si një vend misterioz ku përgjohej gjithë dynjaja, tashmë “Shtëpia me gjethe” do të jetë e hapur për publikun. Por më parë do të restaurohet ashtu si dhe “bunkeri anti-atomik i Enver Hoxhës”, duke u kthyer në një muze spiunazhi. Ndodhet në kryeqytet përballë Kishës Ortodokse, ngjitur me Gjykatën e Lartë në të djathtë, dhe me godinën e Albtelecom në të majtë, në rrugën “Ibrahim Rugova” e mbuluar nga degët e pemëve, prej së cilave ka marrë dhe emrin. Kjo godinë ruan ende hijen e një shtëpie përgjimi ku Sigurimi i Shtetit fuste fishën në kabllin e telefonit të çdo qytetari dhe përgjonte atë çka ai komunikonte. Nuk e patëm të thjeshtë të siguronim një leje për t’u futur në të e për të parë ambientet nga brenda. Edhe pse e ka humbur funksionin e saj të dikurshëm, përsëri kjo shtëpi ruhet me fanatizëm. Ajo është e ndërtuar në dy kate. Dhomat janë të mbyllur me vula. Na sigurojnë që në to nuk ka asgjë brenda, janë bosh, por nuk mund të na i hapin dyert. Është e rrethuar e gjitha nga gjethe dhe banorët e saj janë merimangat dhe insektet. Në korridoret e saj shohim tufa telash, që kush e di sa zëra kanë kaluar mbi to ndër vite, por sot, asgjë.
Nëpërmjet të çarave të dritareve arrijmë të marrim pamje të gjendjes së tyre dhe të disa objekteve që ndodhen në të. Rreth e qark godinës gjejmë edhe gjurmët e telave të telefonin që vinin nga PTT dhe aty… përgjoheshin. Ish-punonjës të Sigurimit të Shtetit na bëjnë me dije se përveç qytetarëve të zakonshëm, nën përgjim viheshin dhe anëtarët më të lartë të nomenklaturës. Shumë mbledhje të Byrosë Politike nisnin e përgatiteshin nga kjo godinë. Akuzat që Enver Hoxha lexonte ndaj armiqve brenda partisë i vinin direkt nga “Shtëpia me gjethe”.
Kjo godinë ka shërbyer për shumë vite si një ndër objektet më të rëndësishëm të shërbimit sekret shqiptar. Prej kësaj godine bëheshin përgjimet dhe raportimet e rëndësishme nga Sigurimi i Shtetit dhe më pas edhe nga Shërbimi Informativ Shtetëror. ‘Shtëpia me gjethe’ është nxjerrë tashmë nga inventari i shërbimit sekret dhe duket se do të shërbejë si një muze i spiunazhit. Në të kaluarën kjo shtëpi njihej ndryshe si “ZONA D”, në kohën e regjimit ishte një nga bazat kryesore të Sigurimit të Shtetit, e cila ka shërbyer si qendër ku arkivoheshin dosjet që cilësoheshin si me rëndësi të madhe, në të cilat bënin pjesë dhe dosjet për agjitacion propagandë kundër pushtetit. Në mes të viteve ’90 pajisjet e kësaj godine dhe dosjet u transferuan te zyra e SHISH pasi edhe teknologjia kishte avancuar dhe përgjimi nuk bëhej më në mënyrë manuale.
Është një vend që të mban aty. Shkon te dera për të dalë e futesh sërish brenda. Të duket sikur ke mbaruar punë, por edhe sikur nuk ke bërë asgjë. Të bën të mendosh që në çdo sekondë mund të zbulosh diçka…
Ose “Gjethi”…
U interesuam pranë Ministrisë së Kulturës për të mësuar disa të dhëna më të detajuara për këtë godinë. Në rrugë zyrtare u informuam se objekti, i ashtuquajtur “Gjethi”, me adresë, Rruga “4 Shkurti”, Tiranë, është një objekt i spikatur nga pikëpamja e veprimtarisë dhe e pamjes së tij gjithmonë misterioze, përfaqësuar në këtë rast nga Sigurimi i Shtetit. Kjo shtëpi, gjatë periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri ka fshehur brenda saj një merimangë të sofistikuar aparaturash spiunazhi nga më modernet për kohën.
Pas rënies së regjimit komunist në vitin 1991, dhe me shpërbërjen e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, ky objekt u shndërrua në selinë e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), e më pas të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), duke funksionuar nga pikëpamja praktike si qendër përgjimesh deri në vitin 1998. Më pas objekti pushoi së funksionuari duke mbetur deri në ditën e sotme i mbyllur, pa funksion parësor, në pronësi gjithsesi të SHISH, sot me VKM nr. 468, dt. 22.07.2014 në pronësi të Ministrisë së Kulturës.
Nga pikëpamja historike, ky objekt është një pasqyrë reale e diktaturës në Shqipëri, e cila krahasuar me diktaturat e tjera të bllokut lindor, ka qenë unike sa i përket ashpërsisë, vrazhdësisë dhe përfshirjes në përgjim të pjesës më të madhe të popullsisë, gjë që në dekadën e fundit solli izolimin maksimal të vendit, duke kontribuar kështu në rritjen e nivelit të paranojës në vend në radhët e udhëheqjes politike, por edhe në njerëzit e thjeshtë.
Në Shqipëri si në çdo vend tjetër të bllokut lindor, shërbimet sekrete, kanë luajtur një rol dominues në jetëzgjatjen dhe sundimin 45-vjeçar të regjimit komunist. Me krijimin e saj, pas çlirimit të vendit, Drejtoria e Sigurimit të Shtetit ishte mjaft agresive dhe efektive në përgjimin dhe survejimin e njerëzve të pushtetit, gjithashtu edhe të popullatës shpesh duke abuzuar e hamendësuar për armiqtë e shumtë imagjinarë. Një pjesë e mirë e aparaturës teknike dhe materiale të shumtë, të përdorur në atë periudhë nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, janë të magazinuar dhe të arkivuar në ambientet e kësaj godine dhe në Arkiva të posaçëm. Pas informacioneve në rrugë informale, pjesa dominuese e këtyre aparaturave nuk përdoren më nga SHISH. Ato janë aparatura të fushës së përgjimeve kryesisht, kamera, monitorë, incizues, përforcues, laboratorë fotografikë, kimikë, radio- marrës, kompjutera e deri tek veglat e thjeshta që përdoreshin nga agjentët për të kryer atë lloj veprimtarie.
Objekti i ndodhur në qendër të kryeqytetit u ndërtua fillimisht për të shërbyer si klinikë mjekësore dhe në këtë godinë lindi princi trashëgimtar Leka Zogu pak ditë para se Shqipëria të pushtohej nga Italia fashiste. Gjatë pushtimit gjerman kjo godinë ka shërbyer si seli e Gestapos. Pasi u përdor në vitet e para të regjimit komunist si godinë e hetuesisë ku torturoheshin e merreshin në pyetje kundërshtarët e regjimit komunist, ajo u shndërrua në një ambient të zhvillimit të veprimtarive nga Sigurimi i Shtetit prej nga realizoheshin përgjime dhe kontrolle të korrespondencës për qytetarë vendas apo të huaj në Shqipëri.















Me vjen keq qe gazetarja ka rene ne shabllonin e njohur qe e portretizon sistemin shqiptar si me te ashprin e zones komuniste. E kemi qejf te sillemi si adoleshente. Ne kemi tunelin me te gjate ne Ballkan, teleferikun me te gjate… Pordhe me rigon. Te pakten informohuni se cfare benin sherbimet analoge nga Gjermania Lindore, ne Jugosllavi, Rumani e kudo. Do kuptoni qe ishim minore ne survejim ne raport me popullsine dhe informatoret. Por do isha kurioz t’a vizitoja si godine.
O Mustafe Miku i Padituri, nuk eshte fjala per telefonat shqyptare me VESHEGJATE ne Ballkan, as per Lanen e Tirones si lumi me i gjate ne Bote, por per regjimin me te eger dhe me katil ne vendet ish komuniste te Evropes lindore qe Enver Hoxha e implementoi perpara dhe pas 29 nentorit te ZI ne vendin tone me ndihmen e Jugosllavise Komuniste dhe te Josip Broz Titos. Sa per dijenine tende o Mustafa i Padituri ne vitin 1991 nga burgjet enveriste dolen me mijera te burgosur politike, nderkohe qe ne vendet ish komuniste te Kampit Socialist burgosja politike ishte ndaluar me Ligj qe ne vitin 1956. A e kupton ndryshimin e madh o Mustafe i Padituri dhe prapambetjen morale te Shqypnise ndaj Botes Demokratike? Prandaj edhe sot, 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit Kryeministri Yne Rilindas Edi Rama i cileson si TRADHETARE ata qe nuk duan te festojne 29 nentorin e ZI jugosllav, i cili solli me vete dhe implementoi ne vendin tone MURTAJEN bolshevike. Prandaj edhe ministrat e qeverise Rama-Meta bejne homazhe me fotografine e Enver Hoxhes ne dore me shallin komunist dhe me grushtin bolshevik ne temth. Prandaj edhe e gjithe politika jone kombetare te majte dhe te djathte vajtojne akoma sot si kukumjacka pylli per LANC-in kriminal te Enver Hoxhes.
SEPSE REGJIMI I ENVER HOXHES ISHTE KAMPION PER SADIZEM NDER VENDET ISH KOMUNISTE TE EVROPES LINDORE.
Qe te merrje telefon ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes duhej te pakte te ishe antar partie apo spiun i besuar i Sigurimit te Shtetit, prandaj edhe pergjimet qesharake nga kjo Shtepi Famoze ishin vetem qe familja Hoxha te siguronte pushtetin absolut mbi shqyptaret, kryesisht duke pergjuar KOKAT e shtetit komunist qe donin t’i benin puc MONSTRES Enver Hoxha, por qe per fat te keq nuk ja arriten. Prandaj edhe eshte llogjike te pyesim:
KUSH DEBIL GUXONTE T’I BENTE PUC ENVERIT ME ANE TE TELEFONAVE TE KOHES SE QEPES TE PARTISE SE PUNES?
kur disa dhjetra apo qindra telefoni qe dispononte vendi te gjitha perpgjoheshin nate e dite? Sistemi i Enverit nuk ishte bazuar tek pergjimi i telefonave te ARMIQVE te tij te brendeshem ne Parti, por tek spiunimi i debileve komuniste me njeri-tjetrin si ne asnje vend ish komunist te Evropes Lindore dhe ky spiunim brenda llojit dhe fistit te peshtire te enveristeve i dha jete gjate regjimit satrap te Enver Hoxhes qe e transformoi Vatanin si nje CIFIG personal apo GUBERNE sovjetike staliniste te tipit GULAG.
Te gjithe ata qe shteti LIGJOR i ENVER HOXHES i denoi me BURG,INTERNIME DHE PUSHKATIME,kane qene KERMA si ty,o nasrudin!
Ti edhe sot pas 24 vjet kapitalizem JE PO AQ I POSHTER E I NDYRE ME GJAKUN HELM,sa e meriton GJYSMEN E LEKUT!!
PLEHRE je,o nasrudin ,o kelysh i fashizmit!
Ti je nje ARMIK i shqiptareve aq sa edhe Sali Berisha,ne mos qofsh ti Sali qeni dora vete!
Vafsh ne FERR,o nasrudin Berisha!
Pse eshte per tu habitur dhe per ta share ate kohe?cdo shtete dhe çdo qeveri ka organete saj te sigurimit.Edhe sote ka vendi yne SHIK-un,madje Sali Berisha ka edhe nje shik prsonal per te ruajtur vehten e tij.Prandaj nuk eshte per tu çuditur.Madje Enver Hoxha mbajti per 50 vjete pushtetin e tij te pa prekur dhe te pacenuar.Kjo eshte per tu lavderuar.Prandaj edhe shik-u sote duhet te beje ate pune te mire ne ruajtje te jetes se popullit,prones,dhe udheheqjes se vendit.Sote pse nuk flasim keq?Ka patur edhe sote raste makabre te shik-u sidomos ai i Gazidedes qe rrembeu njerez i torturonte deri ne vdekje siç ishte rasti makaber i Remzi Hoxhes,etj.etj.
Me duket se Amerika paska pergjuar Gjermanine keto muajt e fundit…!
Me kane thene se te gjithe qytetaret e planetit pergjohen ne menyren me demokratike …
Interesant se sa te lumtur ndjeheni ju …madje edhe une .
Vetem Diktatura e Proletariatit siguronte demokraci per shumicen.
Tashme juve do t’ju futin mikrocipa per te mos humbur neper bote….
Ore i mjeri Nastradin,seq i paske hypur Gomarit nga mbrapa: duke dashur te manipulosh me ata qe lejojne te manipulohen shperndane genjeshtra kur thua se ” vendet ish Socialiste kan ndaluar Burgosjet Politike qysh me 1956″ genjeshte me bisht, ngase vtem Jugosllavia qe nga ajo Kohe ka denur mbi 100.000 persona per shakqe Politike e te mos flasim per Rumanine APO DDR-in. por Manipulues si ti e Blendi Fevziu helmoni gjeneratat e reja qe u edukuan nga Fryma Berishiane e Hakmarrjes.