Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga pasioni për pikturën, pavarësisht angazhimeve të tij.
Ai do të ekspozojë disa nga pikturat e tij mbrëmjen e sotme në Paris.
Pikturat do të shfaqen në një ekspozitë të përbashkët me piktorin Bujar Luca.
Lajmi për këtë ekspozitë e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama, ndërkohë që nuk dihet nëse ai vetë do jetë i pranishëm në ekspozitë.
“Sot në Paris çelet kjo ekspozitë. Nuk është kohë e humbur për kë jeton apo kalon andej dhe merr mundimin ta shohë”, thotë Rama.



Po piktura e dyte Shqiperia Reale eshte? Nese po , nje Bravo te madhe.
E zgjidhem dhe kete hall se kemi qene ne merak.