Korçë, 40 ditë burg për ekstradim egjiptianit të dënuar për terrorizëm

redaktor

Gjykata e Korçës ka vendosur të izolojë në burg egjiptianin e shpallur në kërkim për vepra terroriste. Ne seancën për caktimin e masës së sigurisë për efekt ekstradimi, gjykata ka vendosur ta lerë në burg për një afat 40-ditor Elsayed Ali Ahmed Elezab. Sipas kërkesës së Prokurorisë, brenda këtij afati kohor shteti egjiptian duhet t’i dorëzojë autoriteteve shqiptare dosjen e 56-vjeçarit të dënuar nga Gjykata e Kajros me 25 vite burg në mungesë për kryerjen e akteve terroriste, duke i hapur kështu rrugë ekstradimit drejt Egjiptit. Ai u arrestua të dielën duke kaluar kufirin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *