Fier, babai kërkon kthimin e trupit të vajzës së vrarë në Francë

redaktor

Kufoma e një 33-vjeçareje nga fshati Havaleas në komunën Dermenas, e cila është vrarë në Francë, ka rreth 3 muaj që ndodhet në morgun e këtij shteti. Prindërit e 33-vjeçares i bëjnë apel shtetit të ndërhyjë në përshpejtimin e dokumentacioneve për kthimin e trupit të saj në vendlindje. Bëhet fjalë për 33-vjeçaren Silvi Beqiraj, ndërsa nuk dihen shkaqet dhe autorët e këtij krimi. Babai, Mehmet Beqiraj, apelon te shteti që ta ndihmojë. Ai thotë se dama nisi në Itali, ku nëna e 2 fëmijëve u divorcua dhe më pas përfundoi në Francë në prill të këtij viti, ku dhe u vra.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *