Gazeta serbe “Pravda” shkruan se Tito në vitin 1946 për pak sa nuk i ka “dhuruar” Hoxhës Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit (sipas serbëve Metohija), por edhe territore të tjera shqiptare.
Pak e njohur është për botën intervista e Titos për agjencinë amerikane “Associated Press” (1945-46), ku ish-udhëheqësi jugosllav tha hapur se Kosova dhe territore të tjera me shumicë shqiptare do t’i kthehen Shqipërisë.
“Nëse komunistët vijnë në pushtet në Shqipëri, ajo (Kosova) mund të jetë nën juridiksionin e Tiranës”, tha Tito për “Associated Press”.
“Kreu i shtetit shqiptar Enver Hoxha gjithmonë ka thënë se marshall Tito i ka premtuar në fund të qershorit të vitit 1946, se Kosova dhe territore të tjera me shumicë shqiptare do të jenë pjesë e Shqipërisë. Megjithatë, këtyre deklaratave nuk u është dhënë rëndësi pasi marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit kanë qenë gjithnjë të tensionuara” , shkruan më tej gazeta serbe.

PRAVDA eshte gazeta e Milosheviqit dhe e Partise Radikale te Sheshelit e krijuar ne 2007-n si pasqyre e shovinizmit serb me yshtje nga Moska dhe direkt nga Putini. Prandaj edhe perrallat qe tregon per Titon, Enverin dhe Kosoven nuk kane asnje vlere reale historike.