Nëse PD do të vijojë rrugën e bojkotit, rrezikon që të humbasë një prej aleatëve të saj më besnikë. Kryerepublikani Fatmir Mediu, deklaron se do t’i kërkojë kreut të opozitës, Lulëzim Basha, një rishikim të marrëdhënieve me parlamentin. Mediu thekson se kjo është rënë dakord pas një takimi të deputetëve të kësaj force politike dhe sipas tij vendi i opozitës është në parlament.
“Kjo është një çështje që patjetër duhet të diskutohet thellësisht dhe qartësisht nga ana e opozitës. Ne si PR do të kërkojmë një diskutim edhe me përfaqësues të PD, edhe një diskutim të të gjithë deputetëve për qëndrimet e mëtejshme në raport me parlamentin. Besoj se qëndrimet politike nuk do të jenë as qëndrime që vijnë nëpërmjet pozicioneve të një anshme në media, as nëpërmjet deklaratave të ndryshme të individëve të ndryshëm, por duhet të jenë qëndrime të një vendimmarrje të përbashkët.
Ne sot kemi pasur një diskutim të përfaqësuesve të PR dhe kemi menduar dhe kemi gjykuar që duhet patjetër të kemi një diskutim në një nivel më të gjerë politik por edhe të gjithë deputetëve të Kuvendit përsa i përket rolit dhe aktivizimit tonë në jetën politike opozitare dhe sidomos për marrëdhëniet që kemi me Kuvendin. Unë mendoj në mënyrë të padiskutueshme që opozita e ka vendin e vet në parlament dhe duhet të luajë rolin e vet në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Mediu për Ora News.

SE FUNDI NE PD DO NGELET LULUSHI = KUKULL SALA = MBRET MALLTEZI ARGITA =LUAN LUANESH RISTANI = FSHESAXHI