Mario Baloteli mund të rikthehet te Interi?

Dita

Sulmuesi i Liverpulit, Mario Baloteli, raportohet se ka pasur biseda telefonike me trajnerin e Interit, Roberto Mançinin lidhur me një rikthim të mundshëm të italianit në Serie A.

Ai ka dështuar të gjejë formën e tij të mirë që prej transferimit në Anfield nga Milani, duke realizuar vetëm dy gola gjatë këtij sezoni. Derisa përfaqësuesit e Balotelit kanë vazhduar të mohojnë spekulimet se 24-vjeçari mund të kthehet në Serie A, besohet se ka pasur kontakte me ish-trajnerin e tij te Mançester Siti.

Sipas gazetës britanike “The Express”, mësohet se dyshja ka biseduar në telefon dhe Mançini i ka thënë se dëshiron huazimin e tij në muajin janar me mundësinë e transferimit permanent gjatë verës. Baloteli ka munguar në javët e fundit shkaku i lëndimit të gjurit.

Share This Article
1 Comment
  • Mancini sikur lindi per se dyti kur e largoi Balotelin nga Mancester Siti, tani e dashka prape tek Interi? Apo qe ky i fundit t’i jape zikalterve shkelmin e fundit per ne …gremine?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *