Një 50-vjeçar është aksidentuar rëndë teksa kalonte rrugën për të shkuar në ambientet e dyqanit të tij në Shkodër. Xhemal Lusha është përplasur nga një motor që e ka lënë të plagosur rëndë në rrugë dhe më pas drejtuesi është larguar në drejtim të paditur. Aksidenti ka ndodhur në qendër të Shkodrës, pranë Universitetit. Policia tha se ka shpallur në kërkim drejtuesin e motorit, që u largua nga vendngjarja. Nga hetimet e kryera rezulton se drejtuesi ka qenë me shpejtësi dhe nuk ka dalluar lëvizjen e këmbësorit në ato momente.
