Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Si të veni ju në atë Parlament që nuk është më Parlamenti juaj?! Ju duhet të shkoni që të përfaqësoni atë pakicë që ju ka votuar për herë të fundit, se ju do të jeni përgjithmonë në opozitë, por jo si partia më e madhe opozitare, por si një minorancë opozitare, se populli ju ka kuptuar që nuk punoni për të, por për aferat korruptive tuajat. Si të shkoni ju në Parlament kur s’ka më drogë Lazarati, s’ka më vjedhje energjie, s’ka më ndërtime pa leje, s’ka më koncesione për të dhënë, e më kryesorja s’ka më det e tokë për të shitur, e shumë gjëra të tjera si këto?! Ky i gjati e paska seriozisht që s’i intereson karrigia, se shikojmë që po bën shtet me ligje për të gjithë, edhe pse sipas meje po vonon që t’ju çojë juve të korruptuarve në vendin që me të vërtetë ju takon dhe duhet të vini patjetër. Juve ju pëlqen anarshia dhe mjegulla, ndoshta dhe ndonjë 97-të e dytë, por jugu ka një thënie: “Harro mushkë Valarenë, se Ali Pashën e prenë!” Kjo ju shkon juve për shtat!
