Obama konfirmon kandidaturën e Ashton Carter për kreun e Pentagonit

Ornela

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka përmbushur parashikimet dhe ka emëruar sot Ashton Carter si kandidat për Sekretarin e Mbrojtjes, ku do të zëvendësojë Chuck Hagel që pak ditë më parë dha dorëheqjen. Carter që ishte numri dy i Pentagonit me Leon Panettan, është shfaqur së bashku me presidentin për të konfirmuar atë që është thënë edhe më parë. Tani kandidatura e tij duhet të marrë viston e Senatit, i cili që prej janarit do të dominohet nga Partia Republikane. “Nuk janë të pakta sfidat që na presin në Sigurinë Kombëtare”, ka pranuar Obama në prezantim. Presidenti pranon se Carter, 60 vjeç, do të jetë “personazh kyç” në sforcimet e qeverisë së tij në çështjet e sigurisë. Obama ka theksuar në mënyrë të veçantë përgjegjësinë e Carter në zhvillimin e mjeteve të blinduara që janë vendosur në Irak dhe në Afganistan. “Nuk e ekzagjeroj nëse them se shumë amerikanë janë të gjallë sot falë sforcimeve të Ash”, tha ai. Carter nga ana e tij e ka konsideruar nder dhe privilegj emërimin dhe ka premtuar se do t’i japë Obamas këshillime ushtarake të sinqerta. Kandidati ka shpjeguar se ka pranuar detyrën për seriozitetin e sfidave që e presin.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *