Vizitoni muzeun e Auschwitz-it nga shtëpia

Ornela

Një nga muzetë më me impakt në botë për shkak të historisë tragjike që ai ka, është muzeu i Auschwitz-it, në të cilin kujtohen mijëra hebrenj dhe jo hebrenj që vuajtën barbarizmat naziste.

Tani kushdo mund të bëjë një vizitë virtuale prej 360 gradësh me më shumë se 200 foto të cilësisë së lartë për të vizituar të gjithë muzeun pa humbur asnjë detaj. Falë hartave 360 gradë secili nga ju mund të përshkruaj rrugën që dëshiron dhe të shoh me detaj dhomat në të cilat para 70 vjetësh nazistët kryen një nga gjenocidet më të mëdhenj që ka jetuar njerëzimi, që nga ndërtesat e kampit të përqendrimit dhe deri tek objektet që kishin drejtuesit. Kampi ka një sëre përshkrimesh historike, tregime të dëshmitarëve, dokumente të arkivuara dhe vepra arti të krijuara nga të burgosur, që e çojnë vizitorin në Luftën e II Botërore.

Qëllimi i këtij projekti, i parashikuar për të përkujtuar 70 vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit është në radhë të parë të edukojë, siç tha drejtoi i muzeut Dr. Potr. M.A. Cywinski. “Për ne vizita virtuale është një projekt edukativ. Prandaj kemi sjellë informacion historik së bashku me pamjet”.

Ajo që ofron kjo vizitë virtuale që më parë nuk mund të realizohej është aksesi në disa dhoma historike që më parë ishin të mbyllura për publikun, si kullat e rojës, blloku 10 ku u zhvilluan eksperimente sterilizimi, apo disa pjesë të bllokut 11 të vendosura nën tokë.  /O.J

(Klikoni KETU)

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *