Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Ministrja Nikolla vizitoi sot pasdite ambientet e Agjencisë Kombëtare të Provimit, ku ndoqi nga afër zbatimin e masave të sigurisë në procesin e hartimit të testeve të mësuesisë që do të zhvillohet nesër për kandidatet që kanë aplikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë”.
Ministrja Nikolla u shpreh se korrupsionit i jepet përgjigjja e merituar me një të sistem të shëndetshëm, i cili i kthen autoritetin mësuesit, duke aplikuar kritere të forta miradministrimi dhe testimi. “Ky është një sistem i ri rekrutimi në arsim, një sistem besoj, që rikthen meritën, por ajo që është e rëndësishme, shëndetshëm dhe argument i fortë kundër korrupsionit për emërimet në arsim.”
Ministrja bëri të ditur se janë rreth 8100 mësues që kanë plotësuar portalin, të cilët do të testohen në 12 qarqet e vendit. “ Janë verifikuar të gjithë dosjet e tyre. Është bërë transparenca e nevojshme dhe publikimi për çdo qark. Testimi do të kryhet në 12 qarqet e vendit, përkatësisht në 29 vendtestime. Janë marrë të gjitha masat, në kushte të rrepta sigurie”, u shpreh Nikolla.
Për të hartuar përmbajtjen e testit janë angazhuar pranë AKP-së 30 specialistë, vlerësues të certifikuar në profile të ndryshme, nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, Instituti i Zhvillimit Arsimor dhe Inspektoriati Shtetëror i Arsimit. Këta specialistë janë ngujuar në një nga ambientet e kësaj agjencie dhe monitorohen rreptësisht nëpërmjet kamerave të sigurisë. Ata nuk lejohen të kenë asnjë formë komunikimi me jashtë, duke mos pasur akses në internet, celularë apo të tjera mjete komunikimi.

Or,Ramo po la nam mor horr!Kam besue se je intelektoal dhe njeri me taban,komtar kur vizitove serbin dhe u tegove burr shteti.Por shpejt me zhgenjeve drqei ta marr.Ti,je bere si ticja e sejdes nga tetova,mor biro,ajo skonta darsem ndarsem edhe pse nuk i kishte as fis e as fare.Dhe ti,ashtu,ti shkon tek varezat e deshmorve,ti shkon te monomenti nene shqipri(me duket baba yte eshte nuni dhe skulptori,hallall i kovt dhe lavdi)po shkon dhe neper rug,ndertimi si sala dikur,po ja sot dhe tek ky konkurs,mir bene,por cfar kerkova ta vizitosh sakat nishanin dhe fevzi ziundhe te promovosh,tradhtin cfar te gjeti or rame,a je ne vete or njeri,a ste shkon mendja se njerzit te percjellin nga larg,se cfar veprime bene?Po,ti edi pse shkove tek promovimi e zogut,a nuk u kujtove se para 8,dite festove 70,vjetorin e clirimit,dhe u perkule para varezave te deshmorve,a nuk i vrau ata dashmor nazifashizmi dhe tradhtaret dhe bashkluftaret e zogut,apo ata u vran nga reet,c’eshte kjo hipokrizi e jotja dhe e metes c’eshte kjo kurvni dhe kjo dyfytyrsi e juaja mor jahu?Po,po ju jeni te pa moralshemju jeni bukshkal,ju jeni bukpermbysur,krejt klasa politike jeni,si veja ves,i ngjani per te mos than ndoi fjal ma banale,por dhe ate fjal e meritoni por se them se jam njeri.Mos shkilni mbi varet e deshmorve,mos perbuzni plaget e veteranve se,ka nji fuqi shum ma e fuqishme se pushteti juajdhe ai eshte populli,ju len si peshku ne zalle nji dite or ram begu.Nese nuk e doni ju enverin,ka njerez qe e duan,dhe eshte e drejta e tyre or ram remi.Te them te drejten edhe pse e kam dite qe ke qen rebel ne kohen e rinis,dhe e dij qe nen hijen e babes ke jetu e je shkollu,por kam pas pak shpres tek ti se ndoshta rebel je,por nuk je si sali serbi,po me kete qe bere gjeh tek fevziu,e ke dhie or ram,e ke dhie,shum njerez ke zhgenjie por ma shum familjet e deshmorve dhe veteranet me familjet.Kujdes ram se,siqe behesh i madhe me vepra te mira dhe te medhaja,ushtu behesh palaco dhe me veprime te gabuara.