Livadhja, Didi nderohet me titullin “Qytetar Nderi”

Dita

Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi u vlerësua sot me titullin “Qytetar Nderi i Komunës Livadhja”.

Kryetari i Komunës Livadhja vuri në dukje kontributin e dhënë nga kreu i Policisë së Shtetit në rritjen e sigurisë në këtë zonë të minoritetit, jo vetëm duke hapur postën e  policisë në Komunën Livadhja, por dhe duke ndjekur nga afër shqetësimet e banorëve të zonës, me synim zgjidhjen e tyre.

“Kishim disa vite rresht që na ishte bërë gangrenë vjedhja masive e shtëpive, pasi komuniteti ynë, pjesa dërmuese, siç e dini është në emigracion të përkohshëm dhe posta e policisë të cilën ne e kemi për nder ta kemi këtu afër, ishte ajo që minimizoi mbi 80% vjedhjet”, u shpreh kryekomunari Dalani.

Nga ana e tij, Didi theksoi: “Ky është një moment i veçantë jo vetëm për mua, por dhe për të gjithë punonjësit e policisë që unë përfaqësoj, sepse ky vlerësim që më bëhet është njëkohësisht vlerësim për punën e punonjësve të policisë që shërbejnë në postën e Livadhjasë, të cilën vetëm disa muaj më parë e hapëm, gjithashtu është një vlerësim dhe për punën e Policisë së Shtetit në përgjithësi. Është një moment për të kuptuar që komuniteti di të vlerësojë punën që bëhet në shërbim të tij”.

Në ceremoninë e zhvilluar ishin të pranishëm autoritetet vendore të Komunës Livadhja, përfaqësues të pushtetit vendor të Gjiroktastrës, Sarandës dhe Vlorës, si dhe kryetarët e komunave Dhivër, Finiq, Aliko e Mesopotam.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *