Durrës, lëviznin me heroinë në makinë, 2 në pranga

redaktor

Zyra e Antidrogës ndaloi dje 2 të rinj dhe mori nën hetim një të tretë për akuzën e shitjes së lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë Klodian Gjinika, 38 vjeç dhe Eno Haxhiu, 26 vjeç, që u lokalizuan në lagjen nr. 14 duke qarkulluar me një veturë tip “Golf”, në kontrollin e të cilës iu gjetën 7 gramë heroinë. Mjeti me targë AA202DD ishte në pronësi të 24-vjeçarit A. H., që u mor nën akuzë në gjendje të lirë dhe dëshmoi se nuk kishte lidhje e shitjen e drogës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *