Dopingu, historia e errët e peshëngritjes shqiptare

redaktor

Rasti i Romela Begajt nuk është rasti i parë me doping në peshëngritjen shqiptare, e cila vitet e fundit paralelisht me rezultatet e jashtëzakonshme ka dhe një dosje të zezë sa i përket rasteve pozitive në antidoping, i fundit është ai i këtij viti, ku Arbëri çerçizi rezultoi pozitiv ndaj substancës së testosteronit, ndërsa në 2013 ishte Briken Calja që u skualifikua për dy vjet.

Rasti më i bujshëm, është ai vitit 2012, ku Erkand Qerimaj, u pezullua për 1 vit, pasi fitoi titullin europian në vitin 2012, pasi kishte përdorur Methylhexaneamine dhe për këtë rast ju hoq dhe medalja e artë. Ndërkohë që po këtë vit, u pezullua para Olimpiadës së Londrës, Hysen Pulaku me Hydoxystanozolol dhe Ilirian Suli. Por rastet e para me doping për peshëngritjen shqiptare u regjistruan në vitin 2007 kur ishin plot 3 peshëngritës kuqezi që u përjashtuan, Isa Bala, Mirjan Lozi dhe Fetije Kasaj, asokohe një prej sportisteve më të mira shqiptare për rezultatet e saj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *