Greqia privatizon 14 aeroporte rajonalë

Dita

Kompania gjermane e menaxhimit të aeroporteve Fraport do të investojë 330 milionë euro në katër vitet e ardhshme në Greqi. Privatizimi i disa aeroporteve grekë shihet si një provë besimi për ekonominë e vendit.

Një marrëveshje perfekte: për gjithësej 1,23 miliardë euro kompania nga Frankfurti së bashku me firmën e saj partnere nga Greqia Slentel Ltd, morën të drejtën për të menaxhuar 14 aeroporte rajonalë në gjithë Greqinë. Sipas marrveshjes përdoruesit do të investojnë 330 milion euro në katër vitet e ardhshme. Mes aseteve të Fraport bën pjesë edhe aerporti i dytë më i madh në vend, ai i Selanikut, po ashtu si edhe aerportet e ishujve të frekuentuar nga turistët Kretë, Rodos, Santorini, Mikonos dhe Korfuz.

Për autoritetin e privatizimeve greke TAIPED ky ishte aksioni i dytë më i madh i privatizimit pas atij të kompanisë shtetërore të lojrave të fatit dhe basteve sportive OPAP. Kompania iu shit një konsorciumi greko­çek për 622 milionë euro.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *