Një makinë është përfshirë nga flakët orët e vona të mbrëmjes së premte, në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” në Tiranë. Mjeti ka marrë zjarr teksa ndodhej i parkuar dhe nuk ka pasur të lënduar, pasi brenda tij nuk ndodhej as drejtuesi dhe as ndonjë pasagjer. Ngjarja ka shkaktuar panik të madh te qytetarët, apo tek pronarët e mjeteve të tjera të parkuara pranë. Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë duke shuar në pak minuta flakët. Dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik në sistemin elektrik të mjetit, ose në baterinë e tij.
