Provoje me miliardat që mori Klan, Lame

Dita

Promovimi i librit të Fevzos në Pallatin e Brigadave ka shkaktuar shumë reagime. Përveç habisë që pati promovimi në një rezidencë shtetërore pati dhe komente për lënien pas dore të kësaj godine.

Drejtori i ALUIZNI-t, me një sy të vëmendshëm ndaj trashëgimisë kulturore ka bërë një koment për pallatin duke thënë se është bukur të vish në këtë godinë, por është aq bukur të japësh ndonjë ndihmë për ta mirëmbajtur.

“Sot anekënd FB është mbushur me fotot e Fevzi efendiut dhe të Naltmnadhnisë. S’më mbetet veç të jap kontributin tim. Fevzo, megjithëse na kish mbledhur për Librin e tij, gjeti kohë të lëshonte një thirrjeqë shpresoj të shkojë në sa më shumë veshë: Sa më shumë njerëz që munden, e ja kanë ngenë e xhepin, të kontribuojnë për financimin e restaurimit të Pallatit te Brigadave. Është kollaj e bukur, të vish vërdallë sallave të atij Pallati në kërkim të një çasti që zgjat forever, por është po aq bukur të japësh ndihmë për mbijetesën e tij deri në xhiron tjetër të Universit,” shkruan Lame në Facebook-un e tij.

Shumë bukur, drejtor Lame. Provoni mbase i ktheni shtetit mbrapsht lekët që Ministria e Mbrojtjes e ish-Arbenit i ka dhënë nga taksat e qytetarëve TV Klanit. Dhe bëni riparimet e nevojshme.

lameee

Share This Article
5 Comments
  • Më duket se kjo qeveri e rilindjes na doli një bllof i shëmtuar. Pse me kësi langaraqësh e dritëshkurtër drejtohet shteti?

  • Zoti Lame! Ju shoh qe jeni i vetkenaqur per pozicionin qe keni.Por kam besuar me shume ne shpirtin tuaj “rrebel” qytetar.Gjerat nuk po shkojne siç kemi shpresuar, e une mendoj se ju duhet te reagoni.Nuk e kerkoj qe ta beni publikisht,por po zhgenjehen shume miq e mbeshtetes.Me dashamiresi,ju dhe atyre qe degjojne:KUJDES!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *