Përplas me makinë kalimtaren, largohet

anazapta

Një vajzë e re është përplasur nga një automjet në zonën e Shallvareve në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Mësohet se automjeti është larguar menjëherë nga vendngjarja, pa i dhënë ndihmën e parë të plagosurës. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata të cilët e kanë ndihmuar vajzën, identiteti i të cilës nuk është bërë ende i ditur. Mësohet se vajza është jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *