Këngëtari italian Mango, vdiq në moshën 60 vjeçare për shkak të një ataku kardiak.
Këngëtari i njohur italian, shumë i dashur edhe për shqiptarët ishte duke kënduar në skenë këngën Gold.
Mango nuk është ndjerë mirë dhe menjëherë në skenë është shfaqur personeli i sigurisë, por pavarësisht ndihmës së menjëhershme, këngëtari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Kjo është video e fundit e Mangos duke kënduar. “Më falni, nuk ndihem mirë” ishin fjalët e fundit të këngëtarit përpara mikrofonit, gjatë kohës që ishte duke kënduar.
Publiku ka duartrokitur fillimisht në shenjë mbështetjeje, pasi nuk e ka kuptuar se sa keq ishte këngëtari.
Disa nga hitet e tij më të njohura janë, “Come Monna Lisa”, “Lei verrà” apo “La rondine”.
Vdekja e Giuseppe Mango ka lënë në zi jo vetëm fansat e tij, por gjithë muzikën italiane. Humbja e tij është cilësuar si tragjike nga mediat italiane.

Bella d’estate….prehu i qete
Lei verra’… ’86, Mediterraneo, Io nascero’…vitet e fundit te diktatures ne shqiperi kur degjonim Hit-Parade ne radio
Keshtu eshte kur e tepron me viza…