Durrës, pranga bandës që grabiste mjete pune dhe biçikleta

Dita

Policia e Durrësit ka vënë nën pranga  dy të rinj që dyshohen se janë autorë të një sërë vjedhjesh nëpër banesa .

Klean Sadikllari, 22 vjeç dhe Renato Taçe, 26 vjeç, të dy me banim në Durrës, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin në periudhën kohore janar-nëntor 2014 kanë vjedhur me thyerje banesat e 20 shtetasve, kryesisht në zonën e ish-Kënetës.

Në këto banesa, dy të rinjtë kanë vjedhur kryesisht mjete pune, biçikleta, si dhe sende të tjera të cilat më pas i shisnin në tregun e zi për qëllime fitimi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *