Takimi për Ballkanin, Vuçiç shmang Ramën

Dita

Beogradi shmang përplasjen me Tiranën (mbi Kosovën) në Bruksel.

 Ndërsa konfirmohet mbërritja e delegacionit shqiptar, mësohet se kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka anuluar pjesëmarrjen e tij për takimin vjetor mbi Ballkanin që organizohet të martën nga Miqtë e Europës.

 Me të sapomandatuarit në institucionet europiane dhe përfaqësuesit e rajonit, paneli diskuton kësaj radhe temën “Rigjallërimi i Ballkanit: Goditja fillestare e politikave të ngecura” dhe impaktin për perspektivat e rajonit deri në 2020, ku sigurisht pritet të përmendet dhe Kosova, e cila gëzon gjithashtu një perspektivë europiane si vendet e tjera të rajonit.

 Burime konfidenciale për TCH, bëjnë të ditur se shefi i qeverisë serbe preferoi të evitonte një përplasje të mundshme mbi Kosovën në këtë panel, duke ia përcjellë këtë përfaqësim fillimisht numrit dy të kabinetit të tij Ivica Daçiç, e më pas kryenegociatores së palës serbe.

 Por në prag të takimit, të njëjtat burime argumentuan se Serbia pritet të luajë kartën e “karriges bosh” duke munguar për herë të parë në takimin vjetor të Miqve të Europës.

Share This Article
1 Comment
  • Faleminderit Vuçiç! Izoloje sa me shume te mundesh Serbine – kete mini Rusi ballkanike! Dukesh qe ke pak gjak shqiptari, ndryshe nuk e kuptoj kete ndihmen tende ndaj nesh… 😉

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *