Serbia duket se nuk do ta letë edhe aq të lehtë rrugën e anëtarësimit për në Bashkimin Europian, pa njohur më parë pavarësinë e Kosovës. E përditshmja e Beogradit “Veçernje novosti”, shkruan se Berlini i ka bërë të ditur Serbisë 11 kushtet për Kosovën, për hapjen e kapitujve dhe vazhdimin e negociatave me Bashkimin Europian.
Ndër 11 kushtet është edhe miratimi i Statutit të Asociacionit (Bashkësisë) së Komunave Serbe në përputhje me ligjet e Kosovës, pjesëmarrja e Kosovës në të gjitha forumet rajonale, njohja e pasaportës së Kosovës në kufirin me Serbinë dhe ngritja e objekteve me material të fortë në pikëkalimet kufitare.
“Nëse Serbia përmbush gjithë çfarë kërkohet, për çka gjasat janë shumë të vogla, liderët evropianë qysh në Samitin Evropian të dhjetorit do të mund të caktonin për fund të janarit konferencën e ardhshme ndërqeveritare, në të cilën do të hapeshin njëherësh kapitujt 32 (kontrolli financiar) dhe 35 (mbi Kosovën)”, thotë gazeta serbe dhe shton se duke pasur parasysh qëndrim e palëkundur të Berlinit, është më reale të pritet shtyrja e hapjes së kapitullit të parë për një periudhë tjetër.
”Veçernje novosti” pohon se bashkë me kërkesat janë dhënë edhe përgjigjet që duhet t’i bëjë Serbia, që do të thotë se kësaj të fundit i mbetet vetëm të shënojë pranimin.

BE nuk i kerkon serbise ta njoh kosoven por e detyron ose ja imponon qe ta beje vete.