Këngëtarja e njohur Avril Lavinge u ka komunikuar fansave të saj përmes Twitterit se është duke u përballur me disa probleme shëndetësore.
“Nuk ndihem mirë. Kam disa probleme shëndetësore, ndaj ju lutem lutuni për mua”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.
Avril, e cila është e martuar me anëtarin e bandës Nickelback, Chad Kroeger nuk është shfaqur në publik që nga shtatori. Në media po qarkullojnë lajme se martesa e saj nuk po shkon shumë mirë dhe është drejt fundit.
