A do bëhet Hashim Thaçi President në 2016?

Dita

Me marrëveshjen PDK-LDK për koalicionin qeverisës, Hashim Thaçi është përkujdesur mjaft për karrierën e tij politike. Express shkruan se fillimisht Thaçi ka vendosur të marrë postin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, ndërsa synon të bëhet President i Kosovës më 2016, kur t’i skadojë mandati Atifete Jahjagës. Kështu Thaçi synon të mbetet në qendër të politikës kosovare deri në vitin 2021. Por a do t’ia dalë ?

Kur ka shkuar në zyrën e Presidentes Atifete Jahjaga bashkë më Isa Mustafën, Hashim Thaçi do duhej t’i ketë treguar asaj edhe për pikën 6 të marrëveshjes nëpërmjet së cilës ai synon ta marrë postin e Presidentit.

“Për Pozitën e Presidentit të Republikës së Kosovës do të votohet kandidati i propozuar nga PDK-ja, pas përfundimit të mandatit në përputhje me Kushtetutën”, shkruhet në marrëveshjen e firmosur dje nga Thaçi dhe Mustafa.

Por a do t’ia dalë Thaçi të bëhet President dhe a do ta respektojë këtë marrëveshje Lidhja Demokratike e Kosovës?

Për çështjen e Presidentit kanë ardhur edhe komentet e para nga Berlini. Deputeti gjerman Andreas Schockenhoff që konsiderohet edhe njeriu kryesor i politikës gjermane për Ballkanin kanë thënë se me zgjedhjen e Presidentit të ri pas 14 muajsh mund të ndryshojë skena politike e Kosovës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *