Gramsh, i moshuari denoncon zhdukjen e bashkëshortes

redaktor

Një i moshuar depozitoi dje një kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Gramsh, pasi prej disa ditësh bashkëshortja e tij ka humbur. Burime policore thanë se A. N., 70 vjeç, banues në fshatin Pishaj, deklaron se i është larguar nga banesa bashkëshortja me inicialet L. N., e cila nuk është kthyer më në banesë. I moshuari ka dhënë edhe informacione nëse gruaja vuante nga ndonjë sëmundje skleroze apo probleme të tjera shëndetësore. Policia tha se po punohet për gjetjen dhe kthimin e saj në banesë dhe dosja i kaloi prokurorisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *