Punësimi, rritje të lehtë në 2014

redaktor

Shkalla e punësimit për 3 mujorin e dytë të 2014 –ës, për grupmoshën nga 15 vjeç e lart ka shënuar rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të njëjtën periudhë të një viti më parë, përkatësisht në 44.4 % nga 44.1%. Por referuar shifrave zyrtare të INSTAT tremujori i parë i këtij viti, konkretisht periudha janar-mars ka nisur me rënie krahasuar më tremujorin e parë të vitit 2013, konkretisht me 41. 5 % nga 47 %. Ndërsa krahasuar me vitin 2012, shifrat e punësimit për grupmoshën nga 15 vjeç e lart rezultojnë më të ulta. Megjithatë shifrat e INSTAT janë të publikuara deri në qershor të vitit 2014, kështu që mbetet për tu parë se si do të mbyllet ky vit në raport me atë që lamë pas.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *