Një marrëveshje paraprake mbi buxhetin e Unionit Europian për vitin 2015 dhe mbi masat për të paguar faturat më urgjente të vitit 2014, u përmbyll midis negociatorëve të Parlamentit dhe të Këshillit këtë të hënë.
Për sa i përket pagesave, deputetët kanë marrë 4,8 miliard euro shtesë me synim pagesën e faturave 2014-2015. Për vitin 2015, negociatorët kanë gjetur një kompromis prej 145,3 miliard euro për engagements dhe 141,1 milaird euro në pagesa.
Pagesat
“Reduktimi i grumbullit të faturave të papaguara ishte objektivi kryesor në Parlament. Ne nuk mund të vazhdojmë të mbartim faturat për vitin e ardhshëm për arsye të një mungese burimi, duke parë ndërmarrësit në vështirësi të vuajnë dhe BE-në të humbasë kredibilitetin e saj, si një partner i besueshëm”- pohoi Presidenti i Komisionit të Buxhetit, Jean Arthuis.
“Ne i njohim vështirësitë e shteteve anëtare, por janë vetë vendet e BE-së që kanë përmbyllur kontrata që duhen paguar. Faturat e BE-së bëjnë pjesë gjithashtu në borxhin e tyre”- shtoi ai.
Shuma totale e faturave aktualisht dhe ato të mbartura ka kaluar shifrën prej 5 miliardë euro në vitin 2010 për të arritur në 23,4 miliard euro në fillim të këtij viti. Pa fonde shtesë të kërkuara nga Parlamenti, kjo shumë do të vazhdonte të ngrihej, duke ndërmarrë një risk shkatërrimi të buxhetit.
Reduktimi i grumbullit të faturave të papaguara
“Duke u bazuar mbi vlerësimet e shteteve anëtare, Komisioni Europian ka kërkuar 4,8 miliard euro dhe ne kemi mbështetur këtë kërkesë”, konfirmoi Gérard Deprez, që ka kryer negociatat mbi shpëtimin e buxhetit të 2014. “Gjithsesi, ne duhet të dimë se si Komisioni, synon të zvogëlojë ngarkesën në vitin 2016”,- precizoi ai.
Negociatorët e parlamentit pranuan buxhetin e 2015-s, me kusht që Komisioni të prezantojë një projekt, që synon zvogëlimin e shumës së faturave të papaguara në një nivel të qëndrueshëm deri në vitin 2016.
Inkurajimi i rritjes
“Ne kemi marrë shuma substanciale për të lehtësuar barrën e sipërmarrësve, si ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, kolektiviteteve lokale dhe aktorëve jo-qeveritarë. Gjithsesi, ne do të donin shumë herë më tepër. Ne duhet të kemi parasysh, se edhe pse buxheti i BE-së, nuk përfaqëson veçse 1% të PIB të BE-së, ai duhet të veprojë si një magnet për të inkurajuar investuesit e tjerë të marrin pjesë, -shpjegoi Eider Gardiazábal Rubial, raportuesi kryesor mbi buxhetin 2015.
Parlamenti negocoi 45 milionë euro shtesë për programin evropian të kërkimit dhe zhvillimit, “Horizont 2020”, si edhe 16 milionë shtesë për programin e shkëmbimit të studentëve Erasmus+. Për sa i përket politikës së huaj, buxheti është shtuar me 32 milionë euro. Agjencitë e mbikëqyrjes bankare si edhe Frontex do të marrin gjithashtu më shumë fonde.
Buxheti i BE-së për vitin 2015, deklaroi 1% fonde shtesë për projektet më shumë se, sa vitin e kaluar dhe duhet të paguajë 1% pagesa më shumë se në vitin 2014. 94% e kësaj shume shpenzohet në , dhe nga, shtetet anëtare dhe vetëm 6% përdoret për të administruar BE-në. Projekt buxheti u prezantua nga Komisioni Europian dhe u modifikua nga Këshilli dhe Parlamenti. Për të miratuar përfundimisht kompromisin e gjetur gjatë negocimeve buxhetore, Këshilli i ndjekur nga Komisionet e Buxhetit dhe Parlamenti në tërësi, duhet të aprovojnë tekstin e konkluduar. Votat e komisionit të buxheteve dhe të parlamentit në tërësi do të kryhen gjatë seancës së fundit parlamentare në Strasburg, më 15-18 dhjetor./it/
