Erjon Braçe: Të hetohet veprimtaria e SHISH-it për përgjime dhe vrasje

Dita

Pas publikimit të raportit të CIA-s në Senatin Amerikan, nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe propozon që një gjë e tillë të ndiqet edhe në Shqipëri.

“Po ne? Po ne çdo bëjmë? Thjesht do admirojmë senatin amerikan?!  Po Shërbimi Informativ Kombëtar këtu në Shqipëri kur do t’i nënshtrohet transparencës?! Natyrisht që deklasifikimi i raportit të Komitetit të Inteligjencës në Senatin e SHBA-së mbi metodat e marrjes në pyetje është një akt i fortë.  Por nuk mjafton vetëm për t’u admiruar. Nuk dua ta anashkaloj rolin e Shqipërisë. Por më intereson tjetër gjë. Ne nuk mund vetëm të admirojmë veprimet apo shembullin e të tjerëve. Duhet të ndryshojmë e të veprojmë. Shërbimi Informativ Kombëtar ka qenë një prej strukturave më kriminale në vitet 1992-1997, mbështetur fort në rekrutime kriminale, metoda kriminale, përfshirë në vrasje e zhdukje personash, aktivitet kriminal në fushën ekonomike e të trafiqeve të ndaluara, për të ardhur në përfshirjen kriminale në rezistencën e regjimit të parë të Sali Berishës ndaj revoltës popullore të dimrit 1996-pranverës 1997”, shkruan Braçe në profilin e tij në facebook.

Deputeti socialist shprehet se asnjëherë nuk është hedhur dritë për rekrutimet, metodat, vrasjet dhe aktivitetin kriminal të këtij institucioni, siç ka qenë edhe rasti i zhdukjes së Remzi Hoxhës.

Braçe shprehet se duhet të ketë një ditë të parë edhe për Kuvendin e Shqipërisë për të hedhur dritë mbi veprimtarinë e këtij institucioni.

“Ka një çështje pezull së fundi (përtej të vjetrave që sërish mund të implikojnë të njëjtët njerëz). Çështja e përgjimeve të një grupi të gjerë politikanësh të ish- opozitës më pas në pushtet, por edhe të vetë ish-pushtetit më pas në opozitë. Mund të jetë veprim i kryer edhe përkundër qytetarëve të ndryshëm, përsa kohë një aktivitet i tillë është tërësisht jashtë kontrolli”, thekson Braçe.

Deputeti socialist kërkon që transparenca duhet të fillojë nga çështjet e vjetra deri tek ato më të fundit.

Share This Article
11 Comments
  • BRAÇE DJALI PO SI TJA BEJME QE ISH SEKRETARI YT FILLOZOF PELLUMBI NA KA THENE QE TE KEQEN E KEMI NGA KATOVICA?E kam fjalen per shokun Servet ,krahun e djathte te Fiqirete Shehut,te kujtohet apo jo,atij qe kur ish sekretar i ‘socialisteve’ i thosh Nanua nga burgu qe e ke kthyer partine ne kenete???

  • ZOTI juve e ngrini drejte problemin por si e justifilon partia qe ju prfaqeson qe titullarii i shish ivendosur nga e djathta qendron ne pozicioni e tij per kohe te gjate edhe ne prtiudhe qe p do tr ishtr mire me pak fjale dhe me shumeopuli ju voion juve mr te drejte mund te mendoj se ose nuk qendrojne akuzat tuaj ose nje pjese juaj ka kryer veprimtari jo te ligjeshme dhe ka frikngs botimi ose gjykimi ityre kjo dhikohet dhe tek disa deputrt nderojn partite si mbreti grate Shohe edhe tek ju jo ngjyren r bardhe as te zezen e Saliut por nj gri qe po behet gjirhrmon me e erte

  • Normalisht e drejte qe duhet bere nje transparence e ketij sherbimi ne vitin 92-97 Ne kete periudhe oficeret e sherbimit Informativ kishin kopetenca ekzekutive gje qe nuk ndodh ne sherbimet informative kjo eshte ne kundershtim me misionin e tij Ne disa raste per mos thene ne shumicen e rasteve oficeret e sherbimit informativ ishin gangstere te regjimit ja kalonin edhe oficereve te sigurimit sepse pervec veprimeve abuzive me te tjeret duke mare edhe jete njerzish u pasuruan ne shkalle te larte gje qe ne ate kohe nuk kishe asnje shans per tu pasuruar.Veprimet e tyre kane qene ne kundershtim te hapur me ligjin nen preteksin e punes operative oficeret e ketij sherbimi jo vetem kane vrare dhe zhdukur njerez por kane qene njerezit qe kane udhehequr kontrabanden e naftes trafikun e qenieve njerzore dhe sidomos te femrave, Ata udhehoqen ne fillimet e luftes se kosoves edhe trafikun e armeve ne Kosove dhe ish Jugosllavi dhe kishin nje rol te padiskutueshem ne revolttat e 97. Eshte e pajustifiuar qe edhe Drejtori i kesaj qendre u gradua gjeneral dhe udhehoqi forcat paraushtarake militariste per te shtypur gjoja revolten kunder Sali Berishes Ata ne ate kohe ishin te gatshem te ndermernin te gjitha veprimet e duhura per te shtypur me arme zjarri ose lende helmuese qe i urhderonte shefi i tyre.Po te besh nje krahasim besoj se ja kalon edhe veprimeve te ish sigurimit te shtetit. Ka ardhur koha qe cdo gje duhet te rivleresohet dhe secilit ti jepet ate qe i takon.

  • Dakord.Sh.dakord.Brace.

    Komision.Nisma ne Kuvend.Te tjerat jane llafe.Kete presim.Te hetohet veprimtaria antishqiptare dhe kriminale e SHIK qe nga viti 1992 deri ne fillim te vitit 1988.dhe vepreimtaria aktuale e Ajaz Vishos…

    Eshte urgjente interpelance me Prokurorin.Sipas ligjit te raportoje LLalla ne Kuvend.Llalla jo vetem qe fle mbi denoncimet dhe dosjet e kriminale kryesishte te pushtetareve,por me e keqja eshte se vazhdon shitja e informacineve.

    Votat i ke.Merr nisma cfare pret..kujt ja kerkoni..Jane dy istitucione sh te rendesishme jashte kontrollit parlamentare..ku raportojn..kujt i raportojne ..ku e cojne informacionin dhe nga kush merr detyra sot Llalla dhe Ajazi.
    .Cfare beni cfare kerkoni..si do ta luftoni korrupsionin me llafe ju skeni as gje ne dore megjithese keni gjithcka voten voten voten perdoreni ne interes te atyre qe ua dhane voten voten Brace.
    .Merrni nisma zbatoni Kushtetuten dhe ligjin.. edhe pse do te keni ndonje koseguence elektorale do te jete e perkoheshme….

  • O z brace Po nuk po e kupton qe po flet kote ke gjithe ato here qe del e denancon…partia jote eshte ne qeveri…i keni te gjitha mundesite te beni e spo beni asgje prandaj mos u lodh kote se nuk te beson me njeri…ne kete pike dhe shume te tjera na zhgenjyet ….eshte turp

  • Brace , burrit i degjohet fjala ne parlament, duke marre inisiativa duke formuar strategji se si ti ja arrisi qellimit si per veten tende dhe per popullin qe te ka zgjedhur, por po bere si ajo konia qe leh dhw nuk te ha Brace nuk te beson njeri

  • brace, ( feis bucia) ti e di mire qe do te thote fytyre e shitur sakte ne ang, prandaj hiq dore nga keto metoda por behu sa me konstruktiv ne parlament, me grupin tend qe ti vish ne ndihme ketij populli sepse keshtu mund tju mbajme mend sa me gjate ,por me feis buce,,, feis buce
    ngelesh.

  • Zotrinje te forumit te gazetes drita te marrim masa nje minut e pare qe te arrestojme te gjithe ata spijune te shishit qe u vendosen ne sherbim te agjenturave kundra shqipetareve…te garantoj Brace se kjo pune do te kryhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *