Pas vjedhjes së skrapit në burgun e Spaçit qëndron vëllai i Ndrea Prendit

anazapta

Vëllai i Ndrea Prendit, Nikollë Prendi, akuzohet për vjedhjen e skrapit në burgun e Spaçit. Denoncimi është bërë nga analisti Fatos Lubonja. Deklarata e Lubonjës u bë në një bashkëbisedim me anëtarët e Forumit të Trashëgimisë, pas publikimit të lajmit se ky objekt, i cili disa muaj më parë u premtua se do të kthehej në muze, po shkatërrohet i gjithi për skrap. Ndërsa anëtarë të këtij forumi, si Auron Tare e Artan Shkeli, e shohin si humbje të madhe për shkak të vlerave të tij, Lubonja sjell detaje të shkatërrimit të këtij objekti.
” Aty shihje një tufë shufrash të shtyllave të betonit që ata po i thërrmonin. Ku kishte objekt prej betoni e dërrmonin me varé për t’i nxjerrë hekurin. Ironia ishte se njeriu që merrej me këtë biznes ishte njëfarë Nikollë Prendi, që nuk qe tjetër por i vëllai i Ndrea Prendit, i cili një ditë më parë ishte shpallur i pafajshëm”, citon GSH e sotme analistin Lubonja.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *