Që nga nisja e aksionit për ndalimin e vjedhjes së energjisë elektrike e deri më tani, ka filluar procedimi penal për 700 personave, prej të cilëve 53 janë punonjës të Operatorit të Shpërndarjes.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, sqaroi se fasha e energjisë për 300 kë për familjarët, krijoi hapësirën më të madhe për abuzim dhe një pjesë e këtyre vjedhjeve janë fshehja mes atyre strukturave të ndryshme të tarifimit, duke e bërë sistemin energjetik vazhdimisht pre të abuzimit, nga lexuesi poshtë deri tek menaxheri sipër.
“Kjo reformë tarifore do të jetë një mbyllje e dritares së abuzimit me energjinë elektrike. Ne jemi të vendosur, sepse në fund të fundit na duhet sigurimi i energjisë në plan afatgjatë dhe qytetarët shqiptarë të marrin cilësinë e shërbimit që duan. Por, kjo vjen me një administrim të mirë dhe me investime afatgjata, që mbyllin zinxhirin e abuzimeve nga poshtë deri në nivelet e drejtimit”, tha Gjiknuri.
Ministri tha se janë anuluar 40 kontrata kocensionare dhe janë hequr 200 leje minerare për degradim të standardeve dhe mospagesa të interesave që i takojnë shtetit.
Gjiknuri komentoi edhe reformën për sektorin hidrokarbur,ku sipas tij, për herë të parë të mundur që në Shqipëri Albpetroli të kontribuojë me 35 milion dollarë në Buxhetin e Shtetit.
