Principata e Monakos u është gëzuar sot dy trashëgimtarëve më të rinj. Princesha e Monakos, Sharlen, ka lindur para pak orësh një djalë dhe një vajzë. Princesha u shtrua në spital këtë mëngjes dhe sipas raportimeve binjakët kanë ardhur në jetë përmes operacionit.
Binjakët janë fëmijët e parë të princit Albert II, 56-vjeçar dhe bashkëshortes së tij afrikano-jugore 20 vjet më të re, megjithëse ai ka edhe dy fëmijë të tjerë nga lidhjet e mëparshme.
Ata janë binjakët e parë që lindin në dinastinë Grimaldi, e cila themeloi Principatën në shekullin XIII. Djali automatikisht do të quhet trashëgimtar i fronit, pavarësisht, për shkak të ligjeve të trashëgimisë.
Por nëse të dy bebet do të kishin qenë djem, gara për fronin do të niste pa dalë ende në dritë, pasi atë do ta trashëgonte ai që do të lindte i pari, qoftë edhe me disa sekonda.
Djali do të mbajë titullin Markez, ndërsa titulli i vajzës mbetet për t’u vendosur.

Na Pla BY…sdi me y zhyt e sdal me….