Energjia, banorët e Gërdecit faturoheshin edhe në kohën e tragjedisë

Bledar Lumani

Banorët e Gërdecit dhe Marqinetit kanë protestuar paraditen e sotme pasi u është ndërprerë energjia elektrike.

Ata janë shprehur në protestë se janë faturuar padrejtësisht.

Sipas banorëve të Gërdecit, ata janë faturuar për muaj të tërë pas tragjedisë së rëndë, edhe pse ata nuk jetonin në shtëpitë e tyre, por ishin larguar.

Këto muaj atyre u janë quajtur si borxh dhe për këtë arsye u është ndërprerë energjia elektrike.

Ata kërkojnë nga qeveria të rishikojë vendimin, duke thënë se boll kanë vuajtur.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *