Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Në këtë Parti komandon përsëri Berisha. U duk se si u larguan deputetët e PD-së me një lëvizje të dorës, duke u përkrahur nga Bode dhe Topalli. Nuk besoj që kjo forcë politike do të jetë disponibël për të ngritur probleme, për të kritikuar mangësitë e qeverisjes me synimin e vetëm që të shkojmë përpara drejt integrimit evropian dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike, forcimit të rendit etj., por do mundohet të krijojë turbullira e sherre në Kuvend për të treguar para opinionit që vetëm këta dinë të qeverisin. Por, qeverisjen e tyre e pamë, veçanërisht 4 vjetët e fundit.
Tani le të bëjnë detyrën e opozitarit konform ligjit. Vetëm kështu mund t’i shërbejnë popullit. Duke bërë detyrën e opozitarit konform ligjit, ata marrin pjesë seriozisht në ecurinë e këtij vendi, i cili ka humbur shumë kohë dhe ka lënë me qindra familje të varfra. Shpresojmë se edhe në këtë parti ka burra e gra të mençur që do përkushtohen tërësisht dhe konform ligjit për mbarëvajtjen e punëve dhe të jetës në këtë vend të bukur dhe të begatë, por që nuk ecën për faj të politikanëve.
