BE, Ministrat e Jashtëm masa konkrete kundër ISIS

redaktor

Lufta ndaj shtetit islamik ISIS do të jetë në fokusin kryesor të axhendës së Ministrave të Jashtëm Europianë, të cilët pritet të mblidhen në Bruksel më datat 14-15 dhjetor. Kërcënimi që vjen nga ISIS si edhe instalimi i paqes në Siri janë temat që do të marrin vëmendjen kryesore gjatë diskutimeve. Deklarata është bërë nga shefja e politikës së jashtme të BE Federica Mogerini pasi vizitoi një kamp refugjatësh në qytetin Gaziantep, në jug të Turqisë.

Ajo tha se ministrat do të takohen me të dërguarin e paqes së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Siri Staffan de Mistura, në Bruksel.

“Të dielën dhe të hënën ne do të takohemi për të parë se, si mund të koordinohemi që nga njëra anë të luftojmë më fort shtetin islamik dhe nga ana tjetër, të rifillojmë procesin politik për të zgjidhur konfliktin në Siri”, tha ajo.

Ndërkohë i dërguari i paqes i Kombeve të Bashkuara në Siri zhvilloi bisedime me opozitën siriane në Turqi për të promovuar propozimin e armëpushimit për qytetin verior të Aleppos. Mogherini vizitoi kampin më të madh të refugjatëve në Turqi në ditën e fundit të udhëtimit të saj, një nga vizitat e rangut më të lartë të BE-së ndër vite. Bashkimi Evropian njoftoi gjithashtu një shtesë prej 10 milionë euro ndihma humanitare për refugjatët që kanë ikur nga lufta civile e Sirisë, e cila tashmë është në vitin e saj të katërt.

Pas vizitës në Turqi, Mogherini kreu një vizitë zyrtare në Liban, ku u takua me kryeministrin Tammam Salam. Ajo diskutoi mënyrat praktike me të cilat BE, mund të vazhdojë të mbështesë Libanin,në çështjen e refugjatëve dhe sigurisë./it

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *